Nga Luan Rama
Raporti i njeriut me dinjitetin ka qenë e mbetet gjithnjë një çeshtje që edhe pse e trajtuar në shumë plane e prej kohësh, provokon debat e shërben për të sjellë në vëmendje definicione, përcaktime e qendrime shpeshherë diverse.
Secilin prej nesh jeta e ka vënë në provën e dinjitetit, e po aq, edhe në përballje me karaktere që dinjitetin e kanë ose jo një vlerë të qenësishme të qenies së tyre.
Pa synuar ndonjë sprovë për trajtesë filozofike e psikologjike të dinjitetit dhe vlerës që ai i jep njeriut, po sjell përmes rradhëve të këtij shkrimi vetëm një shembull prej një njeriu modest e shumë fisnik, madhështia e të cilit shpërfaqet përmes dinjitetit të karakterit të tij, pa u luhatur aspak, edhe pse gjendet në rrethana shumë të vështirë, teksa prej disa muajsh po lufton të fitojë betejën për jetën me një sëmundje shumë të rëndë.
I lutem të më ndjejë mikut tim të mirë Ridvan që po të përveçoj ndër ata qindra qytetare dhe qytetarë të Vlorës me të cila pata fatin të njihem dhe të punoj gjatë fushatës së zgjedhjeve, por meritën për këtë përzgjedhje e ka pesha e dinjitetit të Ridvanit që erdhi dhe u shpalos si një shembull unik, krejtësisht i veçantë dhe i papërsëritshëm.
Ndaj unë nuk kam asnjë meritë në gjithë sa po shkruaj, pasi thjeshtë dhe vetëm po përcjell për lexuesit atë që Ridvan Mura bëri me shpirt dhe zemër prej spitalit në Itali ku gjendet duke luftuar për jetën, por edhe duke luftuar përkrah meje në fushatën tonë të përbashkët për zgjedhjet e 25 prillit.
Në këtë qasje krejt njerëzore nuk kam asnjë grishje ta përdor emrin e mikut tim të vyer si referencë përqasjeje me ca mjeranë kokëboshë dhe me karaktere të letyrtë që paburrërinë e kanë shenjën e tyre të identitetit, por me ndjenjën e nderimit më të madh për fisnikërinë e tij dhe për shembullin e madh, dua të evidentoj se çfarë vlere i jep njeriut pesha e dinjitetit.
Me Ridvan Murën u njoha në fillimshtatorin e vitit të kaluar ndërsa po punoja në Vlorë për ringritjen e strukturave të LSI-së atje. Dhe që me takimin e parë, ai m’u imponua me sjelljen e tij të fisme dhe fisnikërinë e fjalës plot mençuri.
Pa e kuptuar, natyrshëm, pa zhurmë e fjalëpak, ai m’u bë i domosdoshëm aq sa kur qëllonte ndonjë ditë që nuk e takoja, ndjehesha bosh, ndjehesha i vetmuar.
Mirëpo, ja që sëmundja e rëndë dhe e pabesë u fut në mes dhe i imponoi Ridvanit një luftë në dy fronte; në spital me sëmundjen dhe nga spitali bashkë me mua dhe me gjithë veprimtarët e LSI-së, kundër atyre që i kishim kundër.
Luftën e parë, atë me sëmundjen Ridvani nuk e zgjodhi vetë.
Por zgjodhi ta sfidojë e të mos i nënshtrohet, zgjodhi të mos i trembet, por duke luftur kundër saj në emër të dashurisë për jetën.
Ndërsa, luftës së dytë, asaj për zgjedhjet Ridvani nuk i iku.
Nuk i iku në emër të dinjitetit, edhe pse të gjithë iu lutëm të merrej me shëndetin e të mbante larg emocionet dhe stresin e zgjedhjeve.
Pothuaj çdo natë në orarin tonë të komunikimit, Ridvani më pyeste për fushatën, për problemet, për veprimtaritë që zhvillonim. Dhe më dërgonte emra njerëzish influentë dhe numrat e tyre të telefonit pa harruar edhe porosinë; merri në telefon, takoji!
Unë nuk e di se ku e gjente gjithë atë forcë Ridvan Mura i mirë që asnjë ditë nuk m’u nda edhe gjatë zgjedhjeve, nuk e di se çfarë e shtynte deri në kufijtë e të paimagjinueshmes, por ama një gjë e mësova dhe nuk do ta harroj gjithë jetën; pesha e dinjitetit e bën njeriun të dallueshëm prej frymorëve të tjerë dhe i jep forcë të atillë që të dijë të dëshmojë karakter dhe ndershmëri, edhe kur është në kushtet e vështirësive ekstreme.
Ridvan Mura e vazhdon betejën e tij për jetën si një sfidant besimplotë, i bindur dhe i vendosur të fitojë.
Betejën nuk e ka të lehtë, por ai do ta fitojë me forcën e karakterit, me kurajon që të jep dashuria për jetën dhe shembulli i madh i babait për fëmijët, i bashkëshortit për bashkëshorten.
Fati e ka vënë atë përballë luftës më të vështirë, ndaj duhet ta fitojë. Dhe do ta fitojë!
Sepse Ridvan Mura është një shembull, është modeli, është referenca e peshës së dinjitetit në jetën e njeriut.
BUKUR E KE THËN.
MËSO NGA RITVANI, RREFLEKTO, PASTROHU NGA LLUMI KU U FUTE SE TË SHIJOI AJO ÇFAR PËRFITOVE .
RRËFEHU DHE PENDOHU ,SE PENDESA I BËN MIRË SHPIRTIT .
KJO S’DO TË THOT QË NJERIU I THJESHTË DO TË TË KUPTOJ, POR ME SIGURI DO TË TI FAL MËKATET .
KOKA E FALUR, NUK PRITET .
asnje presje nuk mundet ti heqesh komentit tuaj.
Luan Rama u fut ne LSI me ndeergjegje te plote duke e ditur se ishte nje particke e krijuar per perfitime personale te krereve te saj. Zoti Luan Rama nuk eshte aspak me i mire nga Likja apo Mona, por kerkon qe te reciklohet duke na folur per parime, integritet apo ndershmeri qe jane te huaja per ate parti te hajduteve.
Mos trego përralla po trego pse LSI-ja u katandis gjeli një thelë !?…
Ke nje mundesi biznesi me Ardi Daullxhiun ne durres
merru me shitje farash besoj Ardi di te favorizoj
Nuk behet karjere me likemonen, ata nuk ngopen
Me vjen keq se te tradhetoi Peqo vasillaqi shoku i trotuareve
Boll u fshehe pas virtyteve te te tjereve. Nuk late njerez pa mashtruar dhe nuk u ngeli asnje virtyt per veten tuaj. Kokelope I pari jot, kokelope edhe ti. Bashke ne nje kope jeni.
Ky eshte morali i politikaneve te LSI por edhe i PD.mund te kete edhe nga PS dhe particka te tjera! Ky bicim flet per dinjitet kur i sherbeu Likes per vite me radhe?!
Personi per te cilin flisni ju , z. Luan , mund te jete vertet njeri i mire , ( une nuk e kam idene sekush mund te jete) , por fati e deshi qe te behet pjese e nje partie familjare , pa ideale e programe shpresedhenese , partie lider i perkryer i korrupsionit dhe babezise per t`u gedhire ne mengjes miloner , pse jo edhe miliarder , e denje per njerezit pa karakter !
Me zotërinë qe ti i bën Apogje dhe “e larteson” prej ndjesive të tua personale, s’kam asnjë gjë … por fakti qe ai zoteri vlonjat është sjellë mirë e të ka ndihmuar ty, është një raport krejt personal mes dy njerezve dhe NUK përbën ndonjë Hosana kaq “madhështore” siç ti, zorraxhi LSI-je dhe Tax-Abuser (taksa-harxhues) përpiqesh të na e shesësh, gjoja duke përdorur ca llafe të “zgjedhura” e përmes të cilave kërkon të rrisësh ndjeshmërinë tek lexuesit e ketij blogu. Një raport i mirë, ose madje edhe perfekt mes dy individëve, nuk është fare Cause (aresye-shkak) që ti të zësh qoftë dhe kaq pak hapësirë mediatike.
Pyetje e thjeshtë; Kujt i rruhet apo i plasi trapi nqs ai zoteria vlonjat (per të cilin uroj shërim e shëndet sa më shpejt) të ka ndihmuar ty?? Çfarë dmth ky refleksioni yt, për interesin publik?? Ai thjesht të ka ndihmuar ty, për aresye që veç ai mund ti dijë… Ok, të ndihmoi… ti dhe Shpk-ja jote, çfare projekti jeni në gjendje ti ofroni Vlores, dhe komunitetit aty?!?!? Na emero 1 mini-projekt qofte edhe te 1 rrugice në Vlore që Shpk-ja juaj mundet ti ofrojë Vlores!?!?!.. Se për Vizion, të gjithë e dijnë se çfarë vizonesh (ose haluçinacionesh) ka ajo doktoresha juaj e shkencave, që së fundmi, me një analizë DNA-je, ka dalë edhe si pasardhese e Ajnshtajnit…
Ti na thua edhe na merr shembull fjalën DINJITET’ per zoterine.. Ai dinjitetin e ka për veten e tij dhe familjen e tij… Ne momentin që fillon ti sherbejë një partie, apo nje kandidati qe don te zgjidhet, për çfarë dinjieti na fliske ti!?!?! Se kontakton dhe komunikon me ty, çfarë lidhje ka kjo me dinjitetin !?!?!.. me këtë patetizëm që ti “shpalos” ndjesitë e tua në raport me 1 individ të vetem, që në fund të fundit, NUK i intereson KERRKUJT… Kësi lloj broçkullash gjoja të ndjeshme, nuk i ha më asnjë shqiptar.. ky shkrim mjeran, patetik dhe mediokër zbulon edhe një herë personalitetin tënd prej Filistini dhe adoleshenti 55 vjeçar, ose popullorçe një tyryfyli të peshes pulël…. Jazëk blogut këtu që boton karagjozllëqe të ketij niveli nën xerro…