Habia injorante

6 Maj 2021, 19:57Blog TEMA

Nga Shpëtim Luku

Ka disa situata, që janë aq të thjeshta e të qarta, sa në raste të tilla thuhet që ske pse habitesh. Por ka disa persona që edhe pse situatat janë aq të thjeshta e të qarta, sërish  habiten. Por habia që ata shfaqin është habi injorante. Këtë lloj habie e përjetojnë disa “analistë” e përfaqësues partish nëpër studio televizive. Për ta është e habitshme që sovrani votoi sërish për “diktatorin”, që sovrani votoi për “komunistët”, për të “korruptuarit”, për “bijtë e etërve” etj etj. Për ta është e habitshme se si sovrani nuk votoi për “bartësit e ndryshimit”, për “rotacionin”, për ata që “do shpëtonin Shqipërinë nga e keqja e madhe që e ka zënë prej fyti”, për ata që “do e shpëtonin Shqipërinë nga kryeministri më i keq i të gjitha kohërave”, nga “dhunuesi i femrave”, nga “erdoganizmi”, e shumë të “këqia” të tjera që mbart kryeministri aktual dhe forca politike që ai udhëheq-sipas kritikëve të tij.

Mirëpo të mos kuptosh e të mos shpjegosh siç duhet një verdikt popullor, aq më keq, ta deformosh atë është thjesht ose paaftësi, ose spekulim. Sepse të shpresosh që veprime të tilla politike, sikurse ishin djegja e mandateve dhe braktisja e zgjedhjeve lokale, do të shoqërohen  me empatinë e publikut e për rrjedhojë, do të shpërbleheshin me votë, ky është pretendim injoranti.

Të shpresosh që edhe veprimet mbështetëse imponuese në funksion të këtij skenari si protestat e dhunshme me molotov e mjete të tjera të krijonin reaksion pozitiv elektoral është thjesht pretendim injoranti politik.

Të bësh aleancë me LSI, të nënshkruash marrëveshje për qeverisje të përbashkët me të, e më pas, ta “fshehësh” nga fushata sepse ekspozimi me të të ul pikë në elektorat, do të thotë se thjesht po përdor një manovër djallëzore për tia hedhur elektoratit. Dhe kur rezulton që elektorati nuk e ka ngrënë këtë manovër, atëhere pushtohesh nga habia injorante: ore po si ndodhi kështu?!

Krijon grupe të armatosura që vrasin të pafajshëm, e përdhos viktimën duke e bërë kriminel, kurse vrasësit i numuron “cilësitë pozitive, më pas del një kandidat tjetër që flet për vrasje të ngjashme si “ai i Elbasanit” dhe kur ballafaqohesh me pasojat e këtyre veprimeve nëpërmjet rezultatit elektoral pushtohesh sërish nga habia e budallait: ore çfarë qe kjo rrufe në qiell të hapur?

Kryetari i partisë më të madhe të opozitës është thjesht një instrument maskues i dikujt që ka ikur formalisht nga drejtimi i partisë, por jo realisht. Dhe kur sovrani me votën e tij tregon që nuk  ka ndërmend të rikthejë në skenë dikë apo disa, me të cilët ka mbaruar punë para 8 vitesh, del në skenë sërish habia injorante: po ne e kemi bërë mirë maskimin, si ka mundësi që nuk u votuam fitues?!

Për 8 vite i krijon elektoratit ndotje psiqike nëpërmjet fjalorit dhe veprimeve të dhunshme ku fjalët më të shpeshta të përdorura janë rrëzim, revolucion, tërheqje zvarrë, nxjerrje me dhunë nga zyra etj e pas kësaj të shpresosh që elektorati mezi pret i mallëngjyer të të besojë votën e tij është pretendim profani politik. Ndërsa habia se pse nuk u dha kjo votë, habi injorante.

Presidenti del e flet për rrëmbim cfurqesh e lopatash, bëhet opozitari më i dhunshëm, del në fushatë me të shoqen, të cilës i ka lënë çelësat e partisë private dhe sërish ka të habitur që thonë: ç’qe ky rezultat se ne jemi më të mirët.

Formon një grup parlamentar me deputetë të konsumuar, të vjetëruar, me persona që skanë asnjë lidhje me këtë ofiq të lartë publik, me persona që i parashikon që tani për veprimet që do bëjnë e fjalët që do thonë gjatë 4 viteve të ardhshme, çfarë do “mbjellin” nëpërmjet aktivitetit të tyre parlamentar e prapë do të përjetojmë habinë injorante të kësaj kategorie personash. Sepse e kanë të vështirë të kuptojnë e pranojnë së zakonisht korret ajo që mbillet. “E habitshme është se si ne ngulmojmë më shumë për të mbrojtur gabimet tona se sa të drejtat tona”- thotë një poet libanez.

14 komente në “Habia injorante”

  1. ZOROOS says:

    Nga pikpamia filozofike c do lloj habie cudie eshte tipari qe qendron ne themel per injorantet .Thjeshte nese nuk di qe uji ne lartesi mbi nivel te detit zien ne temperature 87 grade cels cuditet profesoria e izo topeve kjo eshte injoranca

    1. kashi says:

      bravo artikull i fort

  2. pesimisti says:

    Edhe habia ime eshte e madhe?
    Si eshte e mundur qe 600 000 shqiptar presin me padurim qe PD-ja te rikthehet ne pushtet?

    Artikull shume i goditur???

    1. ILYRIA says:

      Pesimist►►► ne keto Momente eshte me shume se 5/4 e Botes ku jetojme, jo vetem JU PD-istat……

      e habitshme eshte, se ti mendon se Shqiperia ka vetem 600.000 Votues dhe mos harro or Mik se “Revolucioni” (ne Mendje e kam Fjalen) , deri tani i papare ne Shqiperi, eshte se PS votohet per te treten here rradhazi…. ►►►MANDATI I TRETE◄◄ ◄…………PD-se i duhet te “eleminoje” 30-50 “Personalitetet” kryesore qe e udheheqin, e pas 8-Vitesh te dale e te peretendoje per te drejtuar Shtetin Shqipetar dhe Qytetaret e tij………..Kur vete JU / TI , ne rradhe te pare, do te kerkoni kete ndryshim, ne Partine tuaj, atehere eshte bere me shume se gjysma e punes…….Mendja eshte gje e madhe or MIK…aty fillon ndryshimi…..Tung

  3. Ju o opozıtare mos uhabısnı nga humbja e radhes se kun donı te shıkonı nekrologjıne e cıes selıdereve tuaj gjate vıteve, Lıderı juaj eshte vrases se vrau 4 qytetare te pafajeshem,Lıderı juaj eshte agjent serbe se nepermjet tıj sot po dırgjen ne Hage 4 udheheqesıt e UVK ,me ne krye Hshım Thacın,Lıderı ı juaj eshte hajdut se vollı 230mıje euro te rruges se kombıt,Lıderı juaj eshte mashtrues se lıder de fakto eshte krımınelı Salı, eplote te tjera qe duhet nje lıber me treguar bemat e tıj kunder vendıt tıj,

  4. Kent says:

    Futja e “xhaketave mjaft te vjetra”ne listat e kandidatëve per deputet ne listën e aleaces,ishte habia me e madhe,qe e beri popullin t’a mbledh mire mendjen.
    Ai thjeshte mendoi se jeta qenkan po ata qe ishin Ketu e 30 vite te shkuar,e domosdo do t’a ndrshkohet me vite,ashtu sot ndodhi.

  5. Petrit says:

    Ju lutem shume mos na fyeni inteligjencen duke perdorur fjalën “ sovrani “
    Sovrani vendos ne zgjedhje kur behen me të vertetë zgjedhje te lira dhe te ndershme.
    Ne shqiperi u bene tre palë zgjedhje ‘17 -‘19 – ‘21 qe nuk vendos sovrani.
    Ne shqiperi nuk behen zgjedhje.
    Ne shqiperi behen thjeshte votime.
    Dhe ai qe vendos eshte thesi i miellit.
    Ne shqiperi vendos mafja, krimi, korrupsioni.
    Dhe ju qe dilni sot e na beni moral per zgjedhje jeni thjeshte vemje të ndyra komuniste.

    1. art says:

      Bravo. E vertetove fiks se artikulli eshte shkruar pikerisht per ty dhe shoket tuaj.

    2. Injoranti says:

      Ja injoranti tjeter

    3. Eliza says:

      Ti Petrit do vuash gjate dhe rende. Fati jot i keq… (por fatin si ta kerkosh, perderisa ti vazhdon të kerkosh komunista në shekullin e XXI, ate fat do kesh).

    4. Qerim Baba says:

      O Petrit, mos kerko nga të tjeret “që të fyekan inteligjencën” ty, gjë apo veti të cilen dukesh që e ke me pakicë, mos themi s’ke fare… Ti ngre si pyetje në hava (kjo pët shkak të “fuqisë të inteligjences” tënde.. pik e zezë) që paska denatyrim dhe vjedhje në 2017 ?!?!?! Qysh nga ky moment, me ty nuk duhet diskutuar më, o njeri i Allahut… PD-ja mori 47 deputetë sepse nuk i vajten në votime 240 mijë votues te saj, o zoteri, E REFUZUAN Lul karagjozin dhe shpurën e tij mjerane… plus edhe ca votues tuaj qe votuan LSN-në.. Ku eshtë PARREGULLSIA këtu, more torollak??? Me çfar formule Sali-shpellari mund të na e shpjegosh tashti?!?!?.. A po harrova, shko merr pak asistencë filizofike nga Qitim Zekthi, se ai e njeh mirë RATIO-n (aresye – në Latinisht) te cilës edhe emrin ja thotë gabim, i thotë RACIO, — sepse fshatunari Qitim Zekth,, deri sa të vdesi, do ket emocion kur flet, kur ha, kur rrin edhe ne kafe sepse ka ARDHUR (oh sa i lumtur ai eshte) në Tironë!!!.. gjë të cilen kur ishte 10/12 vjeç nuk e kishte parë as në ënderr… Ik o Petrit, edhe paguj ndonje lek, dhe hiq ndonje artikull nga lista tek dyqani i ushqimeve i lagjes ku rrin, ik o rob i Allahut se vetëm ti s’ke punë me fjalen inteligjencë.. Pash hatrin e t’madhit Zot!

    5. ILYRIA says:

      Petrit….ne qoftese je i njejti qe disa here e kam Replikuar ne kete Gazete……..
      une kuptoj vetem nje gje nga ato qe shkruan…..
      1- Ke Kohe qe nuk punon, per shkak se te kan nxjerr nga “Puna” qe beje, ne Kohen e Partise e Bab-Sales….
      2- Punon tani, ja shkruan gjepura si me lart…..por me Kohe te shkurtuar (Partia kaq vite jasht Pushtetit nuk ka me Fonde per te gjithe PD-istat me PESE YJE si ti)….
      3- Sa per KOMUNIZMIN , jam teper i bindur ► (shikoj Artikulimin dhe drejtshkrimin e paster )◄ , qe shumicen e Njerezve te afert i ke pasur Komunist dhe meqe nga Mosha te vleresoj tek te 50-tat…ke qene edhe vet Komunist………..por Partia per keto 30-Vjet tha qe eshte kunder Komunizmit dhe ti vendose te besh sic beri i Pari i Partise…bash Sal Ram Berisha….KOMUNISTI ME I EGER QE KA NJOHUR AJO TOKE……
      4- Qofsh me shendet Petrit….dhe mos e pi Kafen cdo Mengjez me PD-ista te tjere …….Arsyeja ??? Vetem Dhembje Koke e ligeshtim…..Nje Jete ka NJeriu Petrit……..Shko ne Det e noto se u ngroh Koha….lere Salen e te tijt…….kerko Pune te ndershme e fillo Puno…….TUNG

  6. Mali says:

    Te shprehesh habi per dicka qe nuk e dinuk eshte injorance por kuriozitet.Ne rastin konkret nuk ka kuriozitet por ligesi kunder popullit e vendit,mire qe nuk thone qe jemi popull me bisht.
    Opozitaret,qe pretendonin pushtetin i kane thene keto fjale edhe me pare dhe ne shume raste fyerjet kundrejt elektoratit qe nuk i voton i kane shprehur.Se dyti ata e dinin situaten nga sondazhet por u ishte mbushur mendja se do te fitonin se pas dy mandatesh do te behet rotacion,endra me sy hapur.Se treti,te gjithe e dine se sa kohe pretendent per te ardhur ne pushtet Bertsha,Mediu,Shehu,Idrizi e kompani ata nuk mund te fitojne

  7. L'imperatore Diocleziano says:

    Po mire o su Petriti, a e di ti sa lek shperndau lsi ne Kutalli. Populli mori lek e tij dhe i nxorri gishtin. A e sa lek u shperndane ne fshatrat e Libofshes ne Levan, Ballsh, Bubullime nga Lsi? Po ai i pd ne Dukas te Patosit, ne Roskovec. Prandaj vajtet 600.000 vota me “thesin e mjellit”qe ke permendur.
    Keshtu sy petrit thuaj atyre qe habiten njerezit nuk i genjen me lsi e pd ne thaset nd miell.
    Shihemi ne 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje