Pse opozita s’ka këllqe të organizojë protesta dhe të mbushë sheshet?

7 Maj 2021, 16:46Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Zgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte krejt ai që parashikohej nga çdo njeri me pak tru në kokë. Rezultati s’ka habitur askënd, madje as vetë Lulzim Bashën.

Ai e kishte të qartë humbjen, përndryshe nuk do blinte 4 vila, pikërisht 4 muaj para zgjedhjeve.

Nëse dikush do të shpresonte sadopak në fitore edhe njeriu më idiot në politikë po të ishte, do duronte 4 muaj sa të zgjidhej kryeministër dhe pastaj do hapte “thesin”.

Hapja e thesit 4 muaj para zgjedhjeve, provon që Lulzim Basha po garonte në një lojë ku rezultati humbës ishte paravendosur.

E keni parë sa i qetë është Basha dhe Berisha.

Ky i fundit, pas zgjedhjeve këmbeu ambasadoren Kim, me Kim Kardashian.

Të dyve ju rreh ora 12:00 dhe nuk janë aspak të surprizuar.

Ata e dinin se çfarë do ndodhte sepse:

– ata kanë një parti të shkërmoqur, krahasuar me socialistët, që janë të strukturuar në çdo celulë fshati apo qyteti.

– ata më shumë larguan faktorë politikë, se sa afruan.

– ata e përçanë PD në 6 parti të reja, pjella të saj, ndryshe nga PS që garonte e unifikuar dhe pa fraksione.

– ata kanë shumë para, por milionat e tyre i ruajnë në gropa dhe i kursejnë për stërnipat, ndryshe nga socialistët, që i investojnë politikisht dhe në fushata.

– ata luftën e kishin kundër Jozefinës dhe Rudinës, jo kundër Ramës.

Kaluan 10 ditë nga fillimi “luftës” drejt fitores që deklaroi Lulzim Basha, por askund s’kemi parë as luftë, as protesta, as greva.

Jo se nuk duan luftë, por:

– nuk i mbështet askush

– nuk kanë as këllqe

Ndryshimi pushtetit nuk mund vinte nga riciklimi.

Faktori ndërkombëtar i hapi krahun Edi Ramës për të fituar me çdo mjet zgjedhjet, vetëm që mos lejonin rikthimin e Berishës dhe Metës në pushtet.

Aq hapur e mbështeti BE dhe SHBA, Edi Ramën, sa njohu rezultatin e zgjedhjeve përpara se t’i çertifikonte KQZ.

Nuk ka asnjë faktor të huaj që dëshironte rikthimin e Berishës.

Prej dy vjetësh asnjë ambasador nuk pranon ta takojë dhe e kanë bojkotuar.

Shqiptarët e kanë kuptuar që Partia Demokratike tashmë e ka mbyllur ciklin politik dhe misionin e saj.

Tradhtia historike e 2017, kur PD preu në besë elektoratin, shiti kauzën, mbylli çadrën dhe hyri në bashkëqeveri me Ramën, vulosi fundin e saj politik.

Sot sheshet janë bosh. Askush nuk proteston, sepse ato protesta do i shërbenin vetëm Lulzim Bashës që mos të japë dorëheqjen.

Ky i fundit s’ka mbështetjen as të popullit, as të elektoratit, as të gruas që e tërheq nga mënga duke i pëshpëritur në vesh: “Luli, kthehemi në Holandë”.

Basha rri aty nga halli, sepse Berisha nuk ishte i përgatitur për një Plan B.

Ai projektoi dhe investoi me testament tek Lulzim Basha dhe i “qethi” të gjithë. Por i kishte bërë llogaritë gabim.

Sot të gjithë e kanë kuptuar, që Partia Demokratike është shkatërruar dhe as Joe Biden po të vijë kryetar i asaj partie, s’mund ta ringrejë.

Të vazhdosh tē votosh PD, do të thotë të legjitimosh edhe mandatin e 4 apo 5 të Edi Ramës.

Sot sheshet janë bosh, sepse Partia që lindi nga protestat dhe kauzat popullore, i shiti kauzat dhe elektoratin, duke u shndëruar në biznes privat të dy famijeve.

Ish-protestuesit po presin se cilit nga familja do i vijë radha për ta vendosur administrator të “Partia Demokratike SH.P.K”

Sheshet janë bosh. Në 30 vjet, kjo është situata më paqësore pas zgjedhjeve.

Askush nuk ka ndërmend ti bashkohet në bulevard, funeralit politik të Lulzim Bashës.

 

10 komente në “Pse opozita s’ka këllqe të organizojë protesta dhe të mbushë sheshet?”

  1. I MASHTRUARI says:

    Ke vene piken mbi ” i ” , zoti Spahiu !

  2. Ervin Salianji Ceo i “BABALE Co” shpk - SHQUP - TIRANË says:

    “Cera una volta – PD” [ na ishta njëherë – PD ]
    Post mortum PD.
    Sot, është PD-shpk – Luli Basha&Sali Berisha&family……

  3. Ervin Salianji - Ceo i “BABALE Co” shpk - SHQUP - TIRANË says:

    “Cera una volta – PD” [ na ishta njëherë – PD ]
    Post mortum PD.
    Sot, është PD-shpk – Luli Basha&Sali Berisha&family……

  4. Vranakonti says:

    Bravo Kreshnik. Saket. E pam nje nate Grida Dumen ne “OPEN” te Eni Vasili si çirrej e bertiste me nje histerizem te papare.Kjo tregon, se asaj dhe te tjereve si ajo,u ka hyre tatrakuti ne bark dhe nuk din ç’a te bejene.PD-ke mbaroi si parti dhe shqyre qe mbaroi se nuk e shohim dot me sy.Kudo sherre,protesta te dhunsheme,djegie e shkaterrime,tym e flak kudo ne Tirane,pran kryeministrise pran parlamentit,pran ministrive,pa le pastaj ne parlament.

  5. Shaban Qosja kuq e... nje zot cfare ngjyrash te tjerash ka says:

    Ky asnjehere nuk eshte dakord me cfare ndodh.

  6. Sulo Kapedani says:

    …po fillon të më pëlqesh Kreshnik

  7. Mirëdita says:

    Zoti Spahiu, me respekt per ate pjese te se vertetes qe shfaqni ne kete shkrim, do ishte mire, per nderin tuaj, te shfqani edhe pjesen tjeter te se vertetes:
    – PD nuk lindi “nga protestat dhe kauzat popullore” sic thoni ju, por ne zyrat e KQPPSH- se.
    – Levizja demokratike, i dashur Spahiu, nuk lind ne kater-pese dite sic u krijua PD dhe levizja studentore. Levizjet e VERTETA demokratike jane HISTORI, jo CAST.
    – Kauzat nuk jane “popullore” sic thoni ju, sepse nuk ka kauza “popullore”. Termi “Popullore” eshte nje term bolshevik.
    – Ju e dini zoti Spahiu, se kauza u gatua te studentet, te cilet ishin 100% bij te atyre qe politikisht kishin mundesi te dergonin femijet e tyre studente. Pra, kauza u krijua nga vete shtresa politike qe kishte femijet studente, jo nga shtresat politike qe kishin luftuar HISTORIKISHT per demokracine
    – PD u krijua si prone personale e nje familjeje qe ne vitin e themelimit te saj, jo sic thoni ju se sot PD “shiti kauzat dhe elektoratin dhe u shnderrua ne biznes te dy familjeve”.
    Juve mund t’ju vije keq nga keto konsiderata, sepse ishit nje nga ata te CASTIT, por jo nje nga ata te HISTORISE.
    Prandaj PD as nuk ka mbyllur cikel apo mision politik per nje arsye shume te thjeshte: NUK KA PATUR FARE CIKEL, AS MISION, por thjeshte nje detyre nga aparati i KQPPSH dhe nje biznes familjar.
    Thuajeni kete sepse ju ben mire edhe juve. Perndryshe, spektri i te djaththtes ne Shqiperi, sic ka qene bosh qe nga viti 1990, do te mbetet pafundesisht bosh.

  8. rexha 10 says:

    Zoti Spahi ,je edhe ti nje pizevenge i vogel.Dua te theme se nuke jane ato shkaqet ,pore po te dalesh nga skuthet ku je futur ,do ta kuptoshe me mire se kushe jane shkaqet
    1 _PD LINDI NGA RAMIZI ,DHE ISHIN PO ATO QE KOMANDONIN NEPERMJET SALIUT QE ISHTE MI I KEQE SE SA SERBET NDAJE KOSOVAREVE.
    2_PD MORI RRETHE VETES TE GJITHE TE PERSEKUTUARIT ORDINERE ,QE NUKE BENIN GJE TJETER VECSE PERKRAHENIN SALINE ME TE GJITHA VEPRIMTARITE E TIJE POLITIKE KRIMINALE ,NE FILLIM DUKE ELEMINUAR NJE E NGA NJE ARMIKUN E KLLASES,PASTAJE DUKE DREJTUAR SICE JA DONTE QEJFI ATIJE .PRA ME NJE GURE VRISTE DY ZOGJE,NGA NJERA ANE ELEMINONTE FIZIKISHTE KUNDERSHTARIN ,DHE NGA ANA E TJETER I SHTINTE FRIKEN KOLEGUT DUKE I THENE ;: RRINI URTE SE KESHTU DO TA PESOSHE EDHE TI.
    3_BOTA E MBAJTI NE KEMBE ,SEPSE PERFITONTE TE ARDHURA EKONOMIKE ,SICE NDODHI ME PIRAMIDAT QE SALIU JA HOQI POPULLIT DHE JA DHA SUDES SALI PER TIA DHENE TE HUAJEVE QE TALLNIN BYTHEN ME SHQIPERINE
    4 _ESHTE SE SALIU TANI NUKE KA ME PARA SE KU TI MARRE PER TE BERE NJE 97 TE DYTE ,SEPSE AI E DINE SI PARA E KUQE SE SHQIPERIA I SHITI TE GJITHA ARMATIMET ,AVIONET ,TANKET DHE ARMET ,PLUSE EDHE REZERVAT E NAFTES ,DHE MINIERAT ME KONCESIONE DHE TANI MBANE SYTE NGA QILLI PER TI RENE NDONJE RRUFE.Pore sice thote populli Rrufeja nuke bie ne hale .pra jetone per te mose thene i vdekur.

  9. Nick Rossonero says:

    Ky Kreshnik Spahiu qe sheh fall per protestat sot, ka gje lidhje me nje Kreshnik Spahi te nje Kuqezie parti a shoqate qe kerkonte protesta deri ne zvarritje te Rames nga zyra?

  10. lato says:

    Te lumte Kreshnik.PD ka vdwekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje