Kur merr fund Covid! Brataj: Do të kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë brenda pranverës së ardhshme. Skema

19 Maj 2021, 13:01Sociale TEMA

Skënder Brataj, Shefi i Urgjencave Kombëtare dhe anëtari i Komitetit të Ekspertëve ka dhënë një lajm te mire.

I ftuar ne Breaking në Top News ai tha se në pranverën e ardhshme koronavirusi do të zhduket pasi deri në fund të vitit do jetë e vaksinuar e gjithë popullsia.

“Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid, jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë”, tha Brataj.

Sa i përket çështjes së mungesës së vaksinave kineze gjatë këtyre ditëve Brataj tha se “për radhët e gjata e krijuara pasi mungojnë dozat e dyta Sinovac, personat duhet të bisedojnë me mjekët e familjes në mënyrë që ti shmangin ato”.

“Virusi ekziston akoma, lirimi i masave do hiqen në mënyrë graduale, duam të kapim shifrën e 1 milion vaksinave.  Me ecjen përpara të vaksinimit do merremi dhe me heqjen e masave në mënyrë graduale.

Ka një ulje të telefonatave nga 12 mije telefonata më parë kemi rënë në 2 mijë telefonata. Për pensionistët vonesat e marrjes së dozës së dytë nuk ka problem sepse përgjigja imunitare me ata mosha është më i ngadaltë.

Jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë. Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid, tha Brataj.

2 komente në “Kur merr fund Covid! Brataj: Do të kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë brenda pranverës së ardhshme. Skema”

  1. Arian Haxhillari, Shef sherbimit spitalor. says:

    More Skender.

    Ty ta befte zoti hallall por po na le me goje hapur.
    Mire ben qe jep njoftime po nuk e dime se ku i merr, bazon ti keto njoftime epidemiologjike?
    Ka ikur koha e njoftimeve fallso.
    Ne do populli te besoje, trego se ku i bazon ti deklaratat e thena.
    Ketu ne USA ku popullsia vaksinohet me hapa gjigande po nuk ka njoftim se kur do te zhduket koviti.
    Ju lutem referohuni studimeve apo njoftimeve te agjencive perkatese per te mbeshtetur theniet tuaja .
    Me respekt
    Ariani

  2. ?????? says:

    Duhet me pyt alfred cakon vlla ai edi te gjjtha hahahahhaha alfred je nje idiot ???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje