Spitali “Erdogan” në Fier: Gati stafi turko-shqiptar, ja kur nis shërbimi

24 Maj 2021, 19:32Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u takua me stafin e përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk në Spitalin e Ri Memorial të Fierit, duke bërë me dije se se ky spital modern do të hapet ditën e enjte.

“Bëhemi gati me stafin e përbashkët shqiptaro-turk për të hapur Spitalin Memorial të Fierit ditën e enjte, pra me datë 27. Sigurisht do të jetë një hapje graduale, me faza, duke filluar nga shërbimi i urgjencës.  Gradualisht fillojmë vëmë në funksion këtë spital, këtë vepër të madhe të premtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore në nivel terciar”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri me dije se Spitali Memorial i Fierit do të ofrojë shërbim për qytetarët e tre rajoneve të jugut, për shërbime që deri tani i kanë marrë në QSUT, duke ulur edhe kohën e pritjes për ekzaminimet.

“Të gjithë qytetarët e rajonit të jugut, nëpërmjet sistemit të referimit me urgjencën kombëtare do të marrin shërbim të nivelit terciar në këtë spital, por edhe ata të cilët do të referohen nga struktura të tjera, duhet të kalojnë nëpërmjet sistemit të referimit. Ashtu sikurse ndodh për të gjithë spitalet e tjera në vend.

E rëndësishme për të theksuar në këtë fazë, është që edhe rastet e referimit të urgjencës do të bëhen nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Urgjencës, por edhe rastet e ndërhyrjeve apo ekzaminimeve apo konsultave dhe shtrimeve të planifikuara do të bëhen vetëm me referimin e mjekëve të spitaleve rajonale, spitaleve terciare, apo spitaleve bashkiake kur nuk ofrohen këto shërbime në spitalet rajonale.

Duke qenë se është një spital i nivelit terciar dhe do të jetë vërtet një qender ekselence për këto shërbime”, nënvizoi ajo.

Me një kapacitet 150 shtretër, Spitali Memorial i Fierit do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë etj.

9 komente në “Spitali “Erdogan” në Fier: Gati stafi turko-shqiptar, ja kur nis shërbimi”

  1. Apollonia says:

    Pritni tashti kur te ndertojne Edhe xhamine prane spitalit

    1. Detari says:

      Kane ndertuar dhoma per “falje” brenda spitalit, domth spitali do funksionoj dhe si xhami.
      Erdogani e shnderroi jugun dhe veriun ne turq brenda vitit.

      1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

        Erdogan: turqit i gjeta ketu mes jush,nuk i solla une,jane prezent ketu e 500vjt,jane dobicet e sullton Muratit te madherishem.
        Pamuk,e thot me force qe jemi te nje gjaku, jemi birazere por ju qafira te pacipe e mohoni .
        Sa per xhamine perball spitalit,po ,se shpejti do te behet rrealitet.Ajo qe dua te thexoj eshte se:
        Ne spital nuk do te lejohet asnje birazer/qafir nese nuk kalon me pare te qes sumen m’xhamiet.
        I juaji birazeri Erdogan.

    2. Ndoc DUDASI says:

      O zoti Mero Baze, lutem, porosit artikull shkruesin e këtijë shkrimi, që nuk mund të bëhesh gazetar i mirë, në se provokon sikunder ka vepruar me titullin, duke e quajtur spitali “ERDOGAN”, nderkohë që është emërtuar zyrtarisht si spitali “MEMORIAL “ Fier.
      Duket si goditje me spond, si me rikoshetë, kunder qeverisë. A thua lajthitje kjo nga ky rishtar ? Duket sikur është nxënës i Fitim Zekthit apo Mark Markut që duan të penetrojnë “agjentë” tek TEMA jonë.
      Kjo, nuk të nderon ty o Zoti Mero, si përgjegjës direkt për çka shkruhet në TEMA.
      Lutem, shikoje këtë punë, që mos të ndodhin në t’arthmen.

  2. Lul says:

    Cfare kuptimi ka fjala “terciar”.

  3. Edi says:

    Po spitali qe ka fieri tani ka 1200 shtreter dhe nuk mjaftojne per nje klinik me 150 shtreter pse kaq buje ??? Se kuptoj

  4. geno omri says:

    tete pavione

  5. Otomani says:

    Jam ne merak dhe po ju pyes:Po qeveria Turko-Shqiptare kur do te folloje nga puna.

  6. degelisi says:

    “terciar” do te thote qe ai aso ajo qe ka shkuar jane inferior ndaj gjuheve te huaja dhe shkruajn qe te duken injorant para lexuesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje