Shpëtim Nazarko rrëfen: Edhe pse i persekutuar, krijova marrëdhënie të mira me Ramiz Alinë

23 Maj 2021, 22:15Sociale TEMA

Shpëtim Nazarko gjatë jetës së tij, me një karrierë të gjatë dhe të veçantë, ka patur fatin të takojë figura të mëdha për të cilat ai flet me entuziazëm.

Një ndër këto fotografi është edhe ajo me Mihail Gorbaçovin, të cilën Nazarko e ka realizuar në Tiranë pasi e kishte ftuar atë, duke qenë se ai ka qenë president i shkollave të shahut në botë për fëmijët.

Ndërkohë teksa në studio u shfaq fotoja me Ramiz Alinë ai e cilësoi  politikanin më profesionist në historinë e Shqipërisë në 30 vjet.

Nazarko tregoi se e ka çuar edhe në kopshtin e shtëpisë së tij dhe me humor iu ka thënë prindërve ta vrisnin pasi ai e kishte lënë pa shkollë.

Nazarko tha se familjarët e tij ishin çuditur pasi për mbi 10-15 vjet i ishin lutur Ramiz Alisë për shkollën e tij dhe të Mentorit.

Sipas Nazarkos, fotografia e librit “Ligji i ri i ruajtjes së energjisë dhe teoria e unifikimit” në thelbin e tij mishëron çdo gjë. Më tej shtoi se një formë të këtij libri e ka paraqitur në një konferencë në Kretë ku ishin mbi 1000 shkencëtarë, dhe në “La sapienza”.

 

 

Në fund programi “Dola te Ola” u mbyll me foton dhe një videomesazh nga vëllai i tij Mentori, të cilët kanë qenë dhe janë shumë të lidhur.

Ata janë shoqëruesit e njërit-tjetrit duke filluar nga vështirësitë që familja e tyre ka kaluar dikur, por edhe sot që janë dy figura të njohura dhe të suksesshëm në çdo punë që marrin përsipër.

7 komente në “Shpëtim Nazarko rrëfen: Edhe pse i persekutuar, krijova marrëdhënie të mira me Ramiz Alinë”

  1. miri says:

    ME DUKET SE JA KE FUT KOT PER FIGUREN E RAMIZ ALISE
    AI KA QENE AS MISH AS PESHK PO NGJALE

    1. Gysi says:

      Ramizi si vemje dalengadale si thengjill i mbuluar hengri qyl pa pike merite ne ate sistem dhe ne fund vodhi dhe disa arka me flori qe i dergoi jashte shtetit ku i gezon djali i tij.Thesarin e shtetit ne gjithe historine e shtetit shqiptar deri sot e ka grabitur vetem Ramiz Alia,Sali Berisha dhe Ilir Meta.

  2. Kujtesë për të shkuarën says:

    Zoti Nazarko! Në vitin 1985, ditën kur vdiq E. Hoxha, RAI, Radio Televizioni Italian jepte këtë njoftim: ” Vdiq diktatori shqiptar Enver Hoxha, njeriu që për 40 vjet me radhë sundoi me dorë të hekurt fqinjin e vogël përtej Adriatikut. Si pasues i tij pritet të vendoset Ramiz Alia, drejtuesi për 30 vjet i policisë sekrete personale të diktatorit Hoxha”. Keni ndonjë koment për këtë njoftim zoti Nazarko, si ti dhe vëllai juaj?

  3. VATRA says:

    Respekte Nazarko

  4. drini says:

    Nga vitet 80 kur une isha student qarkulloi me shume buje nje lajm se nje i ri shqiptar kishte themeluar nje teori me ane te se ciles hidhte poshte teorine e relativiteti tte Ajnshtajnit.NUk mesuam as kush ishte as se cfare bente as cfare u be me vone.
    Mos ka qene ai studenti i athershem Shpetim Nazarko?
    Sa per pecaktimin e RAMIz Alise si politikani me profesionist jam dakord me ju Shpetim.Pavaresisht ideologjise , Ramizi ishte ne fakt politkan i madh.Ne fakt ai e lejoi pluralizmin shqiptar pa pasur nevoje per gjak.Keto lloj sjelljesh jane te denja per udheheqes anglez qe nuk kane lejuar te behet asnje revolucion ne historine e Anglise.

  5. Ad says:

    Na thuaj zoti Nazarko nje beme prej politikani profesionist te Ramiz Alise

  6. Ad says:

    Pse s’e nxirrni komentin, eshte plot etik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje