Shëtitorja “Naim Frashëri” në qytetin e Sarandës ka marrë tashmë një pamje të re me infrastrukturë moderne, teksa jemi në prag të sezonit veror turistik.
Këtë diel kjo shëtitore është e mbushur me vizitorë të shumtë, të cilët kanë zgjedhur si destinacionin e fundjavës Sarandën.
“Saranda e bukur” shprehet Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar sot pamje nga shëtitorja dhe qyteti bregdetar.
Në videon e publikuar shihen qytetarë të shumtë të grupmoshave të ndryshme në këtë shëtitore.
Shume prej tyre shëtisin duke shijuar bukurinë e bregdetit, të rinjtë gjithashtu argëtohen duke bërë foto e të vegjlit duke lozur me njëri-tjetrin.
Investimet e kryera në shëtitoren e këtij qyteti bënë një transformim thelbësor të bregut të qytetit mikpritës. Me transformimin e shëtitores kanë fituar shumë edhe bizneset pasi është rritur shumë vlera e pronës.
Shëtitorja “Naim Frashëri”, e cila pritet të përfundojë më 15 maj është një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit turistik.
Në shëtitore mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit, si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.
z.Rama, nuk po marrim me vesh cfare pozicioni ke. Po na shfaqesh si Kryetari i Shoqates se Kryebashkiakeve. Rishiko axhenden te lutem
Na re ti, po te prishka pune agjenda e zotit Rama ty. Ik se keni zgjedhje per kryetarin, mos e harxho kohen me punet e qeverise.
Çfare tmerri.
Lemeri fare! Hapni nja dy byrektore dhe sillni ca karroca qe shesin qofte, po deshet turiste..nga mali
Eshte nje videoreportazh e bere per mendimin tim dhe jo vetem timit nga nje person i apasionuar ,i talentuar ,modest dhe te cilit i shprehim mirenjohejen dhe falenderimet me te madhe dhe ky eshte Albert Vaja.Nuk ka lene qoshe e cep te Shqiperise pa i filmuar me shume dashuri,perkushtim dhe profesionalizem.Edhe njehere Albert faleminderit qe na nxjerr mallin per Shqiperine dhe te jemi borxhli. Ndersa gjigandi EDI RAMA vazhdo ndrysho Shqiperine.Do mbetesh hero ne historin e Shqiperise,ndryshe nga qelbesirat otoman qe po i shofim tani se ku po perfundojne.
Ore gomar mos na trego pllakat qe shtruar aty. Duke i dhene tendera hajduteve dhe oligarkeve. Por duam vende pune te punojme. Duam investime ne fabrika uzina dhe ekonomi.Majmun.