Më thonë, qesh shumë në emisione, po unë kam dëshmuar Shqipërinë e ‘97, ndaj me bën të lumtur Shqipëria e turizmit!

23 Maj 2021, 20:52Sociale TEMA

Rudina Xhunga ishte e ftuar në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ku u pyet për karrierën e saj si gazetare e shtypit të shkruar. Ajo ndaloi në dy momente të kohës kur shkruante në dy të përditshmet shqiptare të kohës.

“Më kanë përmendur ndonjëherë “Zërin e Popullit”. Pakkush e di që kam punuar te “Zëri i Popullit”. E dinë vetëm ata që kanë punua aty, kur ai ishte vërtet zëri i komunizmit.

Unë shkova në vitet ‘96. Asokohe unë isha një vajzë e vogël që kërkonte punë. Më thanë për këtë gazetë, që as nuk e dija çfarë ishte. Në një gazetë që ishte e veteranëve, e Partisë së vjetër të Punës me një kryetar partie në burg, unë shkruaja për dashurinë në faqet letrare të Moikom Zeqos.

Ata habiteshin shumë dhe Dritëro Agolli më tha: “Ti sjell ajër në këtë gazetë!” Unë nuk e mora si kompliment dhe nuk u çmenda nga kënaqësia. Doja vetëm të punoja. E kujtoj me të qeshur kohën kur Thoma Gëllçi më shikonte nëpër shkallë dhe më thoshte: “Ka vdekur gjë, njeri?” Se ngaqë shkruaja bukur për dashurinë më thanë të shkruaja për veteranët, kur ata ndërronin jetë, pra nekrologjitë. Dhe veja veç për to.

Kjo është për humor, por pjesa më e bukur është ajo e reportazheve. Kur Zëri i Popullit hapej me titullin “Lazot e Krimit”.

Asokohe kryeredaktor ishte Braçe dhe unë i them: “A të shkoj unë në Lazarat?” Më tha shko dhe unë shkova në mes të Lazaratit. Në atë ditë banorët atje kishin djegur gazetën dhe unë doja t’i pyesja, t’i njihja, kush ishin, çfarë bënin, çfarë kërkonin.

Lazarati ishte i pakalueshëm për këdo, por kur je shumë e re dhe ke shumë kuriozitet, nuk ka gjë që të të pengojë, ta kalosh.

Reportazhi u botua të nesërmen në gazetën Zëri i Popullit, siç unë e kam shkruar. Ka qenë e pabesueshme, kur u e pashë të botuar. Kohë të tjera për gazetarinë, ato.

Më fat qe isha, mësova, punova dhe tani mund të mësoj njerëz të tjerë me parimet që më kanë udhëhequr me kuriozitet dhe integritet.”

Mandej duke folur për kohën kur ishte gazetare te “Koha Jone”, Rudina Xhunga tregoi vitin e reportazheve të saj më të mira, viti 1997.

“Në gazetën” Koha Jonë” kam pjesën më të rëndësishme të karrierës sime. Viti 1997 i gjithi i dokumentuar, nga Cërriku, Vlora, Tepelena. Një histori e jashtëzakonshme. Në atë kohë kolegët e mi djem, qëndronin në hotel Rogner dhe prisnin nga Ambasada Amerika çfarë do të ndodhte. Siç presin tani për Berishën. Mes dhjetëra djemve të gazetës “Koha Jonë”, doli një vajzë si unë, që e pyeti Nikollë Lesin: “A mund të shkoj, të tregoj çfarë ndodh në Shqipëri?” Atëherë veç agjencive të huaja, nuk lëvizte askush tjetër. Kështu shkova unë me Gent Shkullakun, në të gjithë Shqipërinë. Dhe shpëtuam gjallë. Gent Shkullaku, tani ka një agjenci fotografike dhe është dokumentuesi më i mirë i historisë së këtij vendi. Ndërsa unë kam disa vite që i kam kushtuar karrierën time, përveç emisioneve politike dhe atyre për turizmin. Dhe nuk qesh kot, nëpër ato emisione, edhe pse më bëjnë vërejtje, qesh çik si shumë.

Unë qesh dhe jam e lumtur që shoh si ka ndryshuar Shqipëria e turizmit, nga Shqipëria e reportazheve të mia të ‘97. Kush më mirë se një njeri që ka treguar për vdekjen, mund të tregoje ç’do të thotë ndryshim, jetë, turizëm!”

6 komente në “Më thonë, qesh shumë në emisione, po unë kam dëshmuar Shqipërinë e ‘97, ndaj me bën të lumtur Shqipëria e turizmit!”

  1. tjetri says:

    Respekt per ju Rudina

  2. Lan XHABIJA says:

    Ata që të thonë QESH SI SHUMË, janë mediokër oj Rudinë, mbasi nuk bëjnë dot dallimin, midis jetes dhe vdekjes.
    Kujtojnë se gjalpin e bën frigoriferi, bukën e bën shitesja e dyqaniz, çiliminjtë janë peshqesh nga “lart”, dhe kështu sa re duash…..
    Të krenohesh për vehte.
    E gjithe jeta jote si gazetare, është një leksion i gjallë, i prekshëm i gazetarisë së vërtetë, që e kërkon dhe e përjeton lajmin, duke mos pritur çtë të dalë nga kompjuteri.
    Të lumtë.
    Qofsh e nderuar.

  3. Loli says:

    Ehh Rudine,Rudine! Tani nuk ka me gazetari.Tani ka interesa per perfitim,shitblerje te mediave,sevilizem politik dhe deri zvaritje dhe para shefit.Te gjitha gazetat dhe tv.Te majta e te djathta PS -PD jave katandisur ne trakte partie ku me thene gazetaret shajne dhe fyejne tere dynjane dhe ju servilosen pronareve dhe shefave te partise.

  4. Besniku says:

    Ne vitet 1996 ,” Zeri i Popullit ” ,paska qene ” zeri i komunizmit>>!!!
    Sa i beni fresk vehtes !!! ha ha ha

  5. Ladi says:

    Nje te lumte te madhe goce – suksese

  6. Gazeta "Zeri i Popullit, Gusht 1942 says:

    Rudine moj Rudine,

    Me pelqen si shkruan por tani ja ke futur kot dhe genjen ose ke qene nje cope Injorante, se te thuash, ti nje e lindur ne 1972, (me siguri jo ne Tirane se nuk e kishe shtuar ne Wiki , shenje inferioriteti provincial) se ti ne 1996 fillove Pune ke gazeta “Zeri i Popullit” dhe nuk e dije cqe, po e mbaje per nje gazete te veteraneve?

    E para ne 1996 nuk ishe vajze e vogel por nje vajze apo grua e re.
    Ti me nje studim te gjuh-letersise nuk e kishe degjuar “Zerin e Popullit” deri ne 1990, vit ne te cilin ti ishe maturante dhe aspiroje per gazetare?
    Gazete e dale ne vitet e luftes kunder nazi-fashizmit dhe kolaboracionisteve vendas, gazeta kryesore ne vendit, organ i partise-shtet.
    Kaq nuk dije ti? Paske qene gjinie koti.

    Kjo tregon injorance dhe mungesa te medha ne kulturen dhe formimin tend profesional dhe frike dhe zvarritje e b. lepirje.

    Bukur me turizmin, me siguri financohesh mire nga lobiistet e tokave te zanuna

    Turp, dhe i thua vetes gazetare, tralala zura nje gale.

    Duhet te ishe me e pjekur se je grua 50 vjece dhe jo “vajze agurrille, e vogel”, injorante si atehere ne 1996

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje