Azhurnimi i fundit i WhatsApp përshpejton mesazhet zanore

28 Maj 2021, 14:27Hi-Tech TEMA

WhatsApp ka lëshuar azhurnimin e tij të fundit për iPhone dhe Android, i cili ju lejon të dëgjoni mesazhe zanore me shpejtësi të ndryshme: 1.5x ose 2x.

Risia ishte në zhvillim për rreth një muaj, ndërsa vetëm disa ditë më parë u identifikua në kodin e një beta nga faqja WABetaInfo.

Për të hyrë në funksion, i cili prek të gjitha mesazhet zanore të marra nga përdoruesi edhe para azhurnimit, thjesht filloni një audio dhe pastaj zgjidhni shpejtësinë e dëshiruar pranë tij.

Sipas shumë personave, tipari duhet të jetë shumë i dobishëm për ata që marrin mesazhe të gjata audio ose kur, brenda një grupi, më shumë njerëz preferojnë të komunikojnë me zë sesa me tekst.

Opsionet e shpejtësisë së riprodhimit duhet të ishin në dispozicion menjëherë pas lëshimit të të njëjtave shënime zanore, por lëshimi u ngadalësua pa ndonjë arsye të qartë.

Rivali i drejtpërdrejtë i WhatsApp, Telegram, tashmë ofron diçka të ngjashme. Nga 2018 është e mundur të dëgjoni mesazhe zanore në 2x, duke përgjysmuar kështu kohën e vjedhur nga marrësi.

1 komente në “Azhurnimi i fundit i WhatsApp përshpejton mesazhet zanore”

  1. Çun qyteti says:

    Shkruhet AZHORNIM, e jo sikunder keni shkruajtur ju TEMA në TITULL…… azhUrnim…..
    Stonon……është si të thuash perfekt për PREFEKT, prekuror për PROKUROR, martenitet për MATERNITET, ujti për UJI, etj, etj, etj…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje