Video skandaloze e kryegjyqtares së Elbasanit në TikTok, reagon ministrja Gjonaj: Kush e ka turpëruar drejtësinë do përballet me të deri në fund

31 Maj 2021, 12:45Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj reagoi për videot e Kryetares së Gjykatës së Elbasanit.

Në një postim në Twitter ajo shkruan:

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej Dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje.

Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, nënvizon Gjonaj. 

7 komente në “Video skandaloze e kryegjyqtares së Elbasanit në TikTok, reagon ministrja Gjonaj: Kush e ka turpëruar drejtësinë do përballet me të deri në fund”

  1. Kalec Dega says:

    kush ka turperuar drejtesine.?
    LOL
    =
    TURPERUAR DREJTESINE SHQIPTARE
    =
    TURPERUAR, LOL?!!!
    =
    LOL

    Sa frike kane te thone ka shkelur ligjin/antikushtetues/veprim i paligjshen qe automatikisht policia, drejtesia duhet te veproje te denoncoje…kurse ne rrumpallen shqiperi te edvrit ..akoma me fleterrufe si Zeri i Popullit ….


    turp qe turperoni drejtesine, lol

    =
    vetem ne rrumpallen al banistan flitet per turperim te drejtesise….

  2. nuk mbushet kupa aq kollaj or jo says:

    mos! rilindasit me duket se e kuptuan

    1. TemA Gelbaza says:

      Policat zagare te Meros, pse e bllokuat komentin tim?…o plenat e Zeri te Popullit!

  3. dulle na iku ! says:

    lerini pallavrat e bukura se populli nek eshte me budalla !
    KUSH E VURI NE ATE POST ?
    kjo eshte pyetja 1 meleonshe

  4. Muzaka i Ri says:

    Pa tjeter qe nuk eshte etike,eshte sikur te ka ra damllaja ne koke,por ne krahasim me Xhin Xhonin eshte ku e ku.Te shikohet cilesia e gjykimimeve qe ka bere, sa e ka zbatuar ligjin, dhe ne se ka pasuri te pa justifikueshme,por me nje te qorollisur kali nuk shitet. Ligji eshte tjeter gje,dhe vetja ne qejf gje tjeter.

  5. hik mi zoja Ministri e mos na shit ment.
    Ti s’ke asnji Video si kjo ,
    qi kur e pa djali im qi puno ne Angli me profesion Rapp Mafioze ne Birmingam
    (qi bon gjykatset Angleze me u cvesh ne zyre ) o gzu pa mase e tha : Kjo duhet me u bo Minstre Drejtesie

  6. Loni says:

    Hiqemi nga puna mor, cfare prisni…nese nuk eshte kriminele per burg…le te shkoje te punoje ne disko si valletare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje