Konflikti izraelito-palestinez është një nga konfliktet më të zgjatura dhe më të diskutueshme në botë që lidhet me të njëjtin territor. Izraeli dhe Palestina ndodhen në Lindjen e Mesme, në një territor ku bashkohen EuroAzia me Afrikën, ku lidhet Deti Mesdhe me Oqeanin Indian dhe kalojnë rrugët më të rëndësishme detare që lidhin Europën me Azinë dhe Afrikën.
Konflikti izraelito-palestinez lidhet me faktin se kush e merr territorin dhe sesi kontrollohet ai. Megjithëse pretendimet e hebrenjve dhe myslimanëve arabë në lidhje me territorin datojnë rreth dy mijë vjet, konflikti aktual politik filloi në fillim të shekullit të XX.
Hebrenjtë që ikën nga persekutimi në Europë dhe lanë tokën e tyre pas, dëshironin të krijonin një atdhe kombëtar në atë territor atëherë me shumicë arabe dhe myslimane në Perandorinë Osmane dhe më vonë Britanike. Arabët rezistuan, duke e konsideruar tokën si të tyren. Pavarësisht se ajo tokë i takonte me të drejtë popullit hebre.
Në vitin 1947, Organizata e Kombeve të Bashkuara votoi që Palestina të ndahej në dy shtete të ndryshme, një për hebrenjtë dhe një për arabët, ndërsa Jerusalemit iu dha statusi i qytetit ndërkombëtar. Plani u pranua nga udhëheqësit hebrenj, por u refuzua nga pala arabe dhe nuk u vu kurrë në zbatim dhe palët u futën në luftë mbi territoret. Ndarjet e sotme pasqyrojnë kryesisht rezultatet e dy prej këtyre luftërave.
Konflikti nisi të përshkallëzohej në vitin 1948, me largimin e britanikëve të cilët ishin të pafuqishëm për të zgjidhur problemin, dhe kjo gjë u përdor nga udhëheqësit hebrenj të cilët deklaruan krijimin e shtetit të Izraelit. Shumë palestinezë kundërshtuan dhe kështu nisi lufta. Trupat e vendeve arabe fqinje pushtuan territorin. Forcat izraelite mundën forcat palestineze dhe ushtritë arabe në një konflikt të egër që shndërroi 700,000 civilë palestinezë në refugjatë. Populli palestinez u largua vetë, ose me forcë, nga shtëpitë e tyre, një ngjarja të cilën ata e quajnë “Al Nakba”, ose “Katastrofa”.
Kur luftimet përfunduan një vit më vonë, Izraeli kishte marrë kontrollin e pjesës më të madhe të territorit. Jordania kishte pushtuar një pjesë që më pas u quajt Bregu Perëndimor, ndërsa Egjipti kishte pushtuar Gazën. Jerusalemi u nda mes forcave izraelite në perëndim dhe atyre jordaneze në lindje. Për shkak se palët nuk firmosën kurrë një marrëveshje paqeje, secila palë fajësonte tjetrën dhe në dekadat që pasuan luftimet nuk u ndalën kurrë.
Lufta në vitin 1964 i dha Izraelit kontroll mbi Bregun Perëndimor dhe Gazën. Bregu Perëndimor është një territori i vogël në lindje të Izraelit dhe është shtëpia e miliona palestinezëve dhe do të përbënte zemrën e çdo shteti palestinez. Në gjashtë ditë, Izraeli shkatërroi fuqitë arabe, duke marrë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor nga Jordania.
Të dyja vendet pranojnë vetëm një zgjidhje mes dy shteteve “zgjidhja me një shtet”, ku e gjithë toka bëhet ose një Izrael i madh ose një Palestinë e madhe. Shumica e njerëzve mendojnë se kjo do të shkaktonte më shumë probleme sesa do të zgjidhte dhe asnjë nga palët s’pranon ndryshe. Këtë gjë e kanë bërë të ditur nëpërmjet konflikteve të shumta gjatë viteve. Por, ky rezultat po bëhet më i mundshëm me kalimin e kohës për arsye politike.
Në shtator të vitit 1993 u firmos marrëveshja e Oslos. Në bazë të marrëveshjes u krijua një qeveri e përkohshme palestineze, Autoriteti Kombëtar Palestinez (PA) dhe u iniciua tërheqja e Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF) nga Gaza dhe Xheriko, në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Njerëzit në Izrael dhe territoret palestineze festonin me shpresën e sapo fituar se brenda pesë viteve do të kishin një marrëveshje paqeje të përhershme. Por, premtimi për zgjidhjen me dy shtete në një të ardhme të afërt nuk u realizua.
Sepse grupi islamik Hamas, i cili u formua në 1987 si një grup “rezistencë” militant kundër Izraelit dhe fitoi pushtetin politik kërkon të zëvendësojë Izraelin me një shtet palestinez. Hamas është një organizatë politike islamike palestineze dhe një grup militant që ka zhvilluar luftë me Izraelin që nga themelimi i grupit, më së shumti përmes bombardimeve dhe sulmeve me raketa. Hamas qeveris Gazën në mënyrë të pavarur nga Autoriteti Palestinez.
Dhuna e kohëve të fundit e bën të pamundur të kesh një shpresë mbi një të ardhme paqeje të përhershme midis dy vendeve.
Çfarë e ka shkaktuar rritjen e dhunës?
Zgjedhjet izraelite në Mars inkurajuan më tej të djathtën ekstreme të Izraelit, duke sjellë një parti ultra nacionalistësh hebre, ndërkohë për palestinezët, zgjedhjet e fundit qeveritare janë ato të vitit 2006 pasi Mahmoud Abbas, udhëheqësi 85-vjeçar i Autoritetit Palestinez, i ka shtyrë ato, gjë që ka shkaktuar zemërim. Kur filloi muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit palestinezët u ankuan për kufizimet e vendosura nga policia izraelite, të cilat ata i konsiderojnë si kufizime të ashpra të panevojshme nga policia izraelite, e cila i pengoi të mblidheshin në shkallët jashtë Qytetit të Vjetër – një traditë pas lutjeve të mbrëmjes. Mes tensioneve, pati një rritje të dhunës, ngacmime në rrugë dhe disa sulmeve midis hebrenjve dhe palestinezëve. Izraeli ka nisur një fushatë me arrestime masive kundër palestinezëve që marrin pjesë në protestat kundër agresionit izraelit. Militantët palestinezë hodhën raketa në drejtim të Izraelit dhe Izraeli ka intensifikuar sulmet drejt Gazës.
Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim. Ky është një lajm i mirë për të gjithë të përfshirët. Shpresojmë se vdekjet do të marrin fund dhe shkatërrimi i mëtejshëm të shmanget – të paktën tani për tani.
Ndërsa tymi pastrohet, shkatërrimi i gjerë i Gazës bëhet i dukshëm dhe procesi i ngadaltë dhe zhgënjyes i rindërtimit duhet të rifillojë. Ekonomia e Gazës ka vuajtur prej kohësh nën një bllokadë izraelite dhe po lufton për të rindërtuar pas luftës së fundit midis të dy palëve.
Po aq e rëndësishme, është edhe vendosja e paqes së përhershme por duket se nuk ka interes për ringjalljen e një procesi paqeje që ka qenë efektivisht i dobët që nga administrata e Klintonit në SH.B.A. në fund të viteve 1990. Luftimet nuk duket se kanë frymëzuar ndonjë dëshirë nga palët e përfshira për të thyer bllokimin dhe për të ndjekur një zgjidhje për këtë problem të hershëm. Edhe pse ky armëpushim është i domosdoshëm për palët, duke parë historinë e tyre ende nuk dihet sa i qëndruehshëm do jetë ai.
Përgatiti: Armela Toska
Shkrim gazetaresk i nivelit te ulet (kjo Armela Toska), qe eshte si grumbullim copa copa i shkrimeve te te tjereve! Shkrim kontardiktor, ku pasi me ne fund thuhet e verteta mbi historine e zones dhe mbi sjelljen historike te izraliteve dhe arabeve, perseri “ngaterrohen” si padashur gjerat dhe ka nje perpjekje per viktimizim te arabeve. Nderkohe gjithcka eshte e kuptueshme dhe e qarte, kush ka sy te shikoje dhe kush ka tru te kuptoje, IZRAELITET KANE TE DREJTE DHE ARABET JANE FAJTORET E EKZISTENCES SE KONFLIKTIT!
Rrofte Izraeli
Rrofte Shqiptaria
Miqte tane IZRAELITE kane te drejte te rojne ne paqe me nje popull qe e gjeten atije ne vitet 40 te shekullit te kaluar kur u krijua IZRAELI dhe se ka qene toka e tyre 2000 vjet para ,se del se indjanet e AMERIKES duhet te bejne lufte me te bardhet dhe zezaket qe jane ardhes ne kontinentin AMERIKAN, me gjithe ate shpresojme qe armepushimi te zgjate 100 vjete pa vrare njeri tjetrin ,dhe shansi erdhi dije me largimin e luftenxitesit per te mbuluar shperdorimin ne detyr te ish kryeministrit ultrafondamentalisti i djathte NETANJAHU, rofte populli IZRAELITE ,rofte populli PALESTINEZE.
O Taso o kokrra e katunarit analfabet!
POPUJTE KANE JETUAR GJITHMONE BASHKE ,EDHE SE ISHIN ME GJUHE TE NDRYSHEME.NGA POPULLI NUKE E GJENE KURRE TE DREJTEN PER TE BERE NJE LUFTE ,SEPSE DO TE BESHE TE LIRE POPUJTE TE TJERE.LUFTERAT I KANE KRIJUAR GJITHMONE POLITIKAT E POLITIKANEVE TE SHTETEVE ME POLITIKEN PER TI NENSHTRUAR POPUJTE E TJERE ME PRETENDIMET GJOJE TE LIRISE ,PORE NE FAKTE PER INTERESA EKONOMIKE.pshPERSE KRYEMINISTERI I IZRAELIT TE MOSE BIE DAKORTE ME KRYEMINISTERIN E PALESTINES,NE MYNYRE QE TE MOSE KETE ASNJEHERE LUFTE MIDISE TYRE.PO KESHTU EDHE VUCIC ME KRYEMINISTERIN E KOSOVESTE BEJNE PO TE NJEJTIN VEPRIM PA MARRE PJESE NE BISEDIME SHTETET E TJERA EUROPIANE .JEMI NE SHEKULLIN E 21 DHE POLITIKA NA HIQEN SE PO BEJNE MARVESHJE SI KONTRATA TE PUNES ME PADRONET TE PERHERESHME ,APO TE PERKOHESHME.SI MUNDE TE EKZISTOJE NJE SHTETE ME KONTRATE ,SICE PROPOZON KRYEMINISTERI FRANCEZE PER KOSOVEN?????? MJAFTON QE TE LARGOHEN ME PROTESTA E POPULLIT POLITIKANET QE DUAN VETEM LUFTERA ,DHE BOTA JETON E GJITHA NE PAQE.
PORE NUKE ESHTE E THJESHTE ,SE DIKUSHE PRODHONE ARMATIME DHE I SHETE NDONJE MINISTERI PER TE VRARE POPULLIN E VETE,APO PER TA HEDHUR NE LUFTE KUNDER NDONJE POPULLI TJETER.DHE KESHTU FILLOJNE HISTORITE KU FLITET SE KUSHE E ZAPTOI ,DHE KUSHE E SULMOI ,PORE KURRE NUKE FLITET ME NUMRA TE SAKTA SE SA VIKTIMA PRODHOI KJO LUFTE. PSE NUKE PERQENDROHEN SE SA MILION NJERZE U ZHDUKEN GJATE KOHES SE KOVID 19, NE MBARE BOTEN????KUSHE E PERHAPI ,DHE PSE?????PO VDEKJET NGA ANA NATYRORE ,SI TERMETET ,SHKATERRIMI I DIGAVE ,VULLKANET ,DJEGJET E PYJEVE ,RRESHKITJET E TOKES, AKSIDENTET AJRORA ,AOTOMOBILISTIKE E SHUME TE TJERA PERSE NUKE MENDOHET.?????ME E BUKURA ESHTE SE NGA NJE ANE JAPIN CMIMET E PAQES PERSONAVE QE DHANE JETE ME HUMANIZMIN E TYRE ,DHE U PERMENDIN EDHE PERVJETORET E LINDJES ,APO VDEKJES.SHEMBUJ KA SA TE DONI.
Sa klase shkolle ke ti mor derdimen people, o Rexh o koqe, shko mbaro filloren!?
O zot cfare niveli i ulet i inteligjences …