Prej më shumë se një viti, Kudret Salia ka nisur procedurat për të ndarë nga bashkëshortja e tij. Por fatkeqësisht, ai sot mbeti i vrarë nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari, i cili e ka qëlluar me 5 plumba.
Kudreti ndodhej në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës kur Picari ka shkuar dhe ka hapur zjarr. Gjithashtu nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe avokati i Saliat, Adriatik Cama i cili mori një plumb.
Ndërkohë bëhet e ditur se padia për divorc është paraqitur nga viktima më 24 dhjetor 2020. Për çështjen që është në drejtimin e gjyqtares Irena Plaku janë zhvilluar katër seanca. Ndërsa, sot 10 minuta përpara vrasjes do të niste edhe seanca e pestë, ku djali i tyre i madh do të dëshmonte se me cilin nga prindërit do të qëndronte.
“Fëmijët do i mbante babai, jo nëna. Kjo e fundit i ishte kërkuar që të takonte fëmijët në datat e caktuara. Në momentin e krimit, kur viktima po priste për të hyrë në procesin gjyqësor, ishte së bashku me avokatin, një punonjëse sociale dhe djalin e madh të moshës 16-vjeçare. E ëma kërkonte që fëmijët ti mbante ajo, derisa të shpallej vendimi përfundimtar. Dhurata jetonte në Vorë me prindërit e saj”, tha gazetarja e njohur, Anila Hoxha për emisionin “Breaking” në Top News.
Si duket shkak që Kudret Salia të kërkonte ndarjen nga bashkëshortja ka qenë dhuna në familje. Ai në disa raste ka bërë kallëzime se dhunohej nga bashkëshortja. Kjo e fundit ka qenë edhe e arrestuar për dhunë në familje. Madje Salia kishte kërkuar një vit më parë edhe urdhër mbrojtje.
I ndjeri kishte tre fëmijë të mitur me gruan ndërsa është ankuar edhe se nuk e lejonte që t’i takonte.
Vleresimin dhe respektin maksimal per Gjyqtaren Irena Plaku. Nje profesioniste e vetedijshme per rendesine e punes se saj dhe per impaktin qe kane ne jetet e njerezve vendimet qe jep. Edhe ne kete rast ka dhene nje vendim krejt te kundert me skemat e gatshme dhe steriotipet qe japin vemjet me toga te zeza qe nuk shqyrtojne asgje ne aspektin njerezor dhe moral, mjafton qe te jene “ne rregull me proceduren” ne kuptimin e ngushte te fjales. I lumte te ndjerit qe vdiq duke luftuar per femijet tij. Me kete tregoi se e meritonte kujdestarine e femijeve qe ia besoi e Nderuara Irena Plaku.
@ Eris Gjermeni.. Na shkrive me kete “komentin per Gjyqtaren “e nderuar” Irena Plaka…
Nje divorc qe zgjat 2 seanca e con 5 vjet e 700 seanca derisa u vjen ne maje te hundes robve e u iken truri si keta ne kete histori te mjere e tragjike
eshte autokoment Sara, eshte vete Irena qe ben koment per Irenen ate emer