Britania miraton Pfizer për fëmijët: Ndjek SHBA dhe BE për të imunizuar grupmoshën 12-15 vjeç

5 Qershor 2021, 13:51Bota TEMA

Rregullatori i barnave në Britani theksoi se ka miratuar vaksinën e Covid-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNtech për përdorim tek 12-15 vjecarët, pas autorizmeve të ngjashme në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.

Rregulatori bëri të ditur se i takon Komisionit të Përbashkët të Vaksinimit dhe Imunizimit që të vendosë tashmë nëse do japë dritën e gjelbër dhe do pranojë injeksionin për këtë grupmoshë.

Fëmijët në moshë 12-15 vjeç kanë marrë vaksinën e Pfizer në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Franca dhe Gjermania po planifikojnë ta nisin imunizimin për atë grupmoshë këtë muaj.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Britani  bër të ditur se do të ofrojë një përdirësim pasi të marrë vendimin komisioni.  Shefja ekzekutive e organit rregulaltor të barnave në Britani, June Raine tha në një deklaratë se agjencia ka rishikuar me detaje provat klinike për fëmijët në mohsë 12-15 vjeç.

“Ne kemi arritur në përfundim se vaksina e Pfizer është e sigurtë dhe efektive  për këtë grupmoshë dhe përfitimet tejkalojnë rreziqet e mundshme”- tha ajo.

Megjithatë, dhënia e vaksinave tek të fëmijët në vendet e pasura ndërkohë që pjesa tjetër e botës ndodhe në mungesë të dozave për njerëzit më të cënuar, ka ngritur shqetësime.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që vendet e pasura të dhurojnë doza tek COVAX, në vend që të vaksinojnë fëmijët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje