Policia zbulon parcelën gjigante me kanabis në shtëpinë e aristokratit anglez

6 Qershor 2021, 14:15Bota TEMA

Policia britanike ka zbuluar një parcelë gjigante të mbjellë me bimë kanabisi në një kështjellë në pronësi të aristokratit ekscentrik Sir Benjamin Slade.

Brenda pronës që është ndërtuar në shekullin e 17 u gjetën mijëra rrënjë bimë narkotike, sa policisë iu deshën dy ditë për t’i shkulur dhe asgjësuar ato.

Mësohet se aristokrati i njohur Slade e kishte dhënë më herët pronën në Somerset me qira, pa qenë në dijeni se aty zhvillohej një aktivitet i paligjshëm.

Kështjella Woodland e shtrirë në një sipërfaqe 12 hektarësh është njohur nga të gjithë si një vend luksoz që përdorej më herët për organizimin e dasmave dhe ceremonive të tjera.

Deri tani janë arrestuar 2 persona për lëndën narkotike, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë.

2 komente në “Policia zbulon parcelën gjigante me kanabis në shtëpinë e aristokratit anglez”

  1. Nuk kan faji shçiptaret gjajn shesh e bain pershesh says:

    E kishte dhan me çira po kuj a noj emigranti??

  2. Jorgo says:

    ec mor burr, do cuna pi Kuksi kishin ardh gjinia prej katunit s’kishin ku me i fut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje