Rrëfehen prindërit që vranë djalin se ishte beqar: Kemi vrarë edhe vajzën me dhëndrin

7 Qershor 2021, 18:05Lifestyle TEMA

Një çift të moshuarish nga Irani, të cilët vranë djalin e tyre vetëm për faktin se ishte beqar, kanë rrëfyer se kanë vrarë në të njëjtën mënyrë edhe vajzën e tyre, bashkë me dhëndrin.

Akbar dhe Iran Khorramdin, 81 dhe 74 vjeç, u arrestuan 3 javë më parë në Teheran, si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e djalit, pasi trupi i tij u gjet i copëtuar në një kosh plehrash pranë banesës së tyre.

Ata pranuan se përveç djalit, kanë vrarë dhe copëtuar trupin e vajzës Arezou dhe dhëndrit Faramarz, pasi ishin të dy imoralë.

“Nuk jam penduar fare për vrasjet. Ata që vrava ishin imoralë”, tha babai në sallën e gjyqit.

“Vrasjet i kemi planifikuar bashkë. Burri im hodhi idenë, ndërsa unë pranova. Nuk jam fare e trishtuar sepse kam vuajtur shumë nga ata”, shtoi nëna.

Sipas mediave iraniane, të moshuarit e vranë dhëndrin 10 vite më parë pasi ishte i dhunshëm, ndërsa vajzën e vranë 3 vite më parë, pasi kishte nisur drogën dhe sillte të dashurit e saj në shtëpi.

2 komente në “Rrëfehen prindërit që vranë djalin se ishte beqar: Kemi vrarë edhe vajzën me dhëndrin”

  1. penda says:

    Hajde babuç, hajdeeee

  2. Na ruj ment e kokes zoti says:

    Djali i tyre ishte regjizor Po per keta ai ishte imoral!!
    Me siguri donin qe ai te punonte token me cap.Keta te mete sa vrane femijet pse nuk vrane veten e tyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje