FOTOT: Nëna e rekordeve, sjell në jetë 10 fëmijë

8 Qershor 2021, 19:44Lifestyle TEMA
FOTOT: Nëna e rekordeve, sjell në jetë 10 fëmijë

Një grua në Afrikën e Jugut mund të konsiderohet fare mirë si një nënë rekordmene pasi solli në jetë 10 fëmijë.

37 vjeçarja Gosiame Thamara Sithole thyen në këtë mënyrë rekordin që mbante Halima Cisse nga Mali, e cila majin e kaluar solli në jetë 9 fëmijë.

Gruaja befasoi edhe mjekët pasi lindi 2 fëmijë më shumë, pasi ata me anë të kontrolleve i kishin thënë se priste 8.

Lindja ndodhi në një spital të Pretoria dhe lajmi mori dhenë. Sithole iu nënshtrua një operacioni cezarian dhe tashmë duhet të kujdeset për 7 meshkuj dhe 3 femra.

Sithole, e cila tashmë ka binjakë 6 vjeçarë, deklaronte në një intervistë të mëparshme se ishte tronditur dhe magjepsur nga një shtatzëni e tillë.

“Kur mjekët më dhanë lajmin unë kisha frikë dhe fillova të lutem që të gjithë foshnjat që kisha në barkun tim të mbijetonin”, tha ajo.

4 komente në “FOTOT: Nëna e rekordeve, sjell në jetë 10 fëmijë”

  1. preshevali says:

    Paçin jetë.

  2. Lym Xhiku says:

    Marshallah.
    I pastë me jetë.
    ??????

  3. Albi Boston says:

    Shume bukur! Jete dhe shendet!

  4. Jorgo says:

    edsi dosa se bucja pejll me pak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje