Gripi i shpendëve mbërrin në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: Sëmundja e pranishme në 3 vatra

8 Qershor 2021, 21:20Sociale TEMA

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural konfirmon se në vendin tonë janë regjistruar rastet e para të gripit të shpendëve të tipit H5N8.

Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.

Monitorimet e situatës epidemiologjike në popullatën e shpendëve nga ana e Ministrisë së Bujqësisë erdhën pas njoftimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, për praninë e virusit të Gripit të shpendëve në disa vende të rajonit dhe më gjerë.

Më tej, përmes një njoftimi, ministria raporton se shërbimi veterinar kreu  eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Në vijim, Urdhri i Ministrit  ndalon në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura  dhe në  tregjet e kafshëve të gjalla. Lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetësore veterinare.

MBZHR sjell në vëmendjen e publikut respektimin e higjienës dhe gatimin në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore.

2 komente në “Gripi i shpendëve mbërrin në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: Sëmundja e pranishme në 3 vatra”

  1. Plaku veterinar says:

    Urdherat i perkasin ministrit , por rregullat specialistit .

    Pyetje :
    Cfare emertimi ka kjo semundje , pra si diagnoze ne gjuhen mjekesore , sepse fjala GRIP eshte nje term i pergjithshem per gjithe semundjet virusale?
    A ka vaksine per kete semundje dhe nese po a i ka mundesite Shqiperia per ta prodhuar vaksinen , nese njihet teknologjia per kete vaksine ?

  2. Fatos says:

    Boll I rritet kafshët në ambiente të mbipopulluara, është krim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje