Bonusi i bebes, Rama: Mbi 15 mijë e 800 fëmijë përfituan në 5 muajt e parë të vitit

8 Qershor 2021, 10:03Sociale TEMA

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një postim për bonusin e bebes dhe familjet që kanë përfituar përgjatë muajve të parë të këtij viti.

Rama shkruan se vetëm 5 muajt e parë të vitit kanë lindur 15 837 fëmijë, të cilët kanë përfituar bonusin e bebes prej 40 mijë lekësh.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë.”- shkruan kryeministri Rama.

1 komente në “Bonusi i bebes, Rama: Mbi 15 mijë e 800 fëmijë përfituan në 5 muajt e parë të vitit”

  1. Erdogan says:

    Bonusi i Bebes o Pashai i Erdoganit eshte si aparati i oksigenit ne spitalin e Covidit.
    Problemi eshte tek Vaksina e Covidit mos te arrish tek Spitali i Covidit.
    Sa te jene gjalle vendet e zhvilluara ne Evrope apo dhe me Lloto Amarikane (Jo ne Brazil,Argentine Ekuadore apo Meksiko) se nuk jane ne “Amerike” keto por ne Hene Bonusi i Bebeve nuk ka fare rendesi.
    Kete e shohim nga vende si Serbia Rumania Bullgaria por edhe nga Greqia qe kane te drejte te ndrojne Atdheun ne emer “te Drejtave te “Njeriut”).
    Peoblemi kryesore i Pashallekut Arnaute,Arvanit,Arber eshte te luftoje padtejtesine dhe krimin historike nga Osmanet dhe mos te “justifikohet” se Turqia eshte “Strategjike” kur dihet historikisht qe eshte ajo qe ndryshoi Kombesine Greke Epirote dhe Ilyre te periudhes 1160 vjecare te Bizantit.
    Qe ketu nis poshterimi dhe ofendimi i popullit Arnauto Fashist qe pretendon (pretend) se la lidhje me.Identitetin,Historine Kombesine.
    Ana eko-Nomike eshte e dores se dyte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje