Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, i ka kërkuar gazetës Dita nëpërmjet një letre të hapur, të mos e krahasojë Elbasanin me Palermon.
Kjo, pasi sipas tij, Palermo nuk ka lidhje me mafien.
Letra e plotë
Disa muaj më parë pata rastin t’i shkruaja një letër një kolegu tuaj të një tjetër gazete lidhur me një krahasim të padrejtë të Kalabrisë me problemin e kriminalitetit në këtë vend. Në atë kohë vura theksin në faktin se disa paragjykime ndaj Italisë ishte e vështirë të harroheshin edhe këtu në Shqipëri; një vend që, fatkeqësisht është, edhe ky, viktimë klishesh.
Duhet t’i rikthehem çështjes së stereotipëve negativë pasi gazeta juaj i ka përdorur, duke folur për Elbasanin sikur të ishte “Palermo e Shqipërisë”. Besoj se ky krahasim jo vetëm që nuk është i drejtë por edhe i vjetëruar tashmë. Palermo e ditëve të sotme është shumë e ndryshme nga ajo që përshkruhet para më shumë se tridhjetë vjetësh në serialin e njohur televiziv “Oktapodi”. Sot Palermo është një qytet me një rimëkëmbje të plotë ekonomike, shoqërore, artistike dhe kulturore.
Disa vite më parë gazeta angleze “The Guardian” i ka kushtuar madje një shkrim me titullin mjaft domethënës: “The resurrection of Palermo: from mafia battlefield to cultural capital”. Në dekadat e fundit qyteti, në fakt, është transformuar, madje ka ditur të përqëndrohet tek kultura, tek mikpritja, tek mjedisi, tek ekonomia, tek siguria.
Palermo është kulturë. Në vitin 2018 qyteti ka qenë kryeqendra e kulturës. Po në të njëjtin vit ka qenë selia e një prej Bienaleve më të rëndësishme të artit bashkëkohor në Evropë, “Manifesta 12”, tema qendrore e të cilit ishte natyra. Në vitin 2016 Muzeu Arkeologjik Antonio Salinas çeli një seli të re e cila iu bashkëngjit 35 muzeve të tjerë të qytetit.
Palermo është zhvillim urbanistik. Bashkia, së bashku me qeverinë qendrore, sapo ka nisur realizimin e shtatëmbëdhjetë projekteve për rikualifikimin urban, restaurimin dhe mirëmbajtjen e po kaq ndërtesave dhe zonave të qendrës historike, investim ky që kap shifrën e pothuaj njëqind milion eurove falë “Kontratës Institucionale për Zhvillim”. Bëhet fjalë për projekte të financuara edhe nga shitja e pasurive që i janë konfiskuar mafies.
Palermo është “e gjelbëruar”, me tramvaje elektrike të fjalës së fundit dhe me një metro që lidh periferinë me qendrën e qytetit. Gjiri i Cala-s strehon me qindra varka, ngjyra e blertë dhe kafe rrethon portin e lashtë, turistë, këmbësorë e çiklistë shijojnë një vend unik për nga bukuria.
Palermo është një qytet rinor. Në vitin 2017 ka qenë Kryeqyteti italian i rinisë, ndërsa ka promovuar projekte me qëllim nxitjen e të rinjve për të qëndruar në Sicili si dhe për t’u dhënë atyre mundësi të reja rritjeje.
Palermo është ekonomi. Turizmi rritet, shtohet në mënyrë marramendëse numri i start-up-eve, rritet punësimi falë investimeve si rezultat i lehtësirave fiskale dhe mbështetjes për thithjen e punojësve të rinj, rriten investimet në ndërtesat publike, në shkollat e në rrugët e reja falë edhe investimeve të konsiderueshme shtetërore dhe rajonale (540 milion euro).
Edhe sektori i digjitalizimit ka shënuar përparime domethënëse: për të dytin vit rradhazi Sicilia është Qarku i parë në Itali për rritjen e bandës së frekuencës të shpejtë dhe ultra të shpejtë ndërsa në vitin 2022 do të jetë zona më e digjitalizuar e Evropës.
Palermo është një qytet i sigurt. Krimet janë në rënie (në 2019 u ulën me 4 përqind), në rënie janë edhe vjedhjet dhe vrasjet (katër gjithsej nga 1 marsi i vitit 2020 deri më 31 mars 2021). Palermo, krahasuar me qytetet e tjera të mëdha italiane, shënon një nivel të përgjithshëm kriminaliteti (duke iu referuar këtu të gjitha krimeve) më të ulët se gjithë të tjerat.
Në vitin 1817, në librin e tij të famshëm “Udhëtim në Itali” shkrimtari i madh gjerman, Johann Goethe, shkruante se Palermo është vendi më i mahnitshëm në botë. Një “stereotip” i vërtetë sot sikurse ishte po kaq i vërtetë më shumë se dy shekuj më parë.
Do t’ju isha mirënjohës nëse do të mund të botonit këtë letër timen.
ka te drejt te Revoltohet Ambas Italian ,
krahasimi nuk qebdron !
Elbasani dmth krimi ne Elbasan eshte e para thjeshte nji krim jo i strukturuar , nji kriminalitet
me shume hakmarres dhe ordiner ,
qe nuk i afrohet kurr Novelit e Kualitetit qe afron Mafia e Palermos e cila eshte nji Mini “Shtet” brenda shtetit Italian
Pra kush dreqin ben te tilla krahasime idiote ? u bot ju ? ?
Apo mesiguri idiotet e bordellos medies se stanit . Greqia po e cila e ka si profesion te Shtetit partime , Kontrabanden
trafiqet njerezore / Femijet e jevgjiteve shqiptare qe rrembejne Greket ne Shqiperi i cojne me Transportin e Kontenave te Kontrabandes se
Cigareve Droges qe Greku merr nga Libia Afganistani Irani ,ku femijet pastaj perpunohen me tej .
Pra cfar elbasane flisni ju more skeni turp .
Mjaft me kete mentalitet se “Te huajt vlejne me teper se ne!” Jugu i Italise eshte i kalbur nga mafja dhe njerezit e ndershem emigrojne.
Lexoje edhe nje here tjeter komentin e mesiperm,por me vemendje.
Megjithate,mafja. ” fle ” n Palermo !
..GALILEU….
E vertete eshte…por ne duhet te jemi te bindur per nje gje. : qe problemet e Elbasanit apo kujtdo qyteti tjeter shqiptar, i krijon vetem politika…..po te doje politika, krimi zhduket brenda dy vjetesh, problemi eshte qe ajo drejton vete krimin. Me keqardhje(secili eshte i lire ta mendoje si te doje) ,por duhet ti referohemi akoma Enverit
Shume te drejte ka Ambasadori italian. Ne Palermo nuk eshte pare kurre mafia te zbrese ne terren e te paguaje per vota. Nuk ka ngjare as qe kandidatet per deputete te ferkojne barqet e mafiozeve me precedent penal ashtu si beri Taulant Balla me 14 mars diten e veres ne sy te gjithe Elbasanit. Nuk ka ngjare ne Palermo qe Kryetari i Bashkise te kete nje dhenderr vrases qe gjithmone eshte ne kerkim zyrtarisht dhe realisht qarkullon i lire. Ne Palermo nuk guxon dot politikani te shoqerohet me mafioze hapur ne publik. Ne Elbasan mafia dhe ishte eskorta elektorale e PS dhe Taulant Balles personalisht dhe mburret hapur me kete. Tani Mafia pret shperblimin e angazhimit saj, mbylljen e syve dhe dosjeve nga pushteti qe ndihmuan ne zgjedhje.
As qe nuk diskutohet qe Palermo e viteve me pare apo ndoshta dhe e sotme eshte shume me keq se Elbasani.
Kujtova se do thoshte mos e krahasoni Elbasanin nje gje e vogel me mjeshtrat e mafies kalbreze ose te Palermos.
Shqiperia thjesht efekt anesor i mafies se strukturuar te Italise dhe me tej.
[ne rastin me te keq krahasimi eshte Palermo e viteve 70-te; kesaj i referohemi si gazetare]
Edhe berisha kur shkonte vetem te universi rrinte, ishte larg tirana
ESHTE E PA KRAHASUSHEME .PALERMO KA QENE DHE ESHTE QYTETI I KULTURES,DHE I MIKPRITJES .PROBLEMIN E MAFIES E NGRITEN POLITIKANET.ELBASANI ESHTE NJE QYTETE I SAPO KRUJUAR ORDINERE ,KU MBASE VITIT 90 FILLUANE TE MBIJNE SI KERPUDHERAT MBASE SHIUT GRUPET E BANDAVE QE VEPROJNE PER TE KOMANDUAR ZONAT TE NDARA TE QYTETIT ,PSE JO EDHE TRAFIKUN E DROGES.MBASEVITIT 90 .ME BE TE TILLA KRAHASIME I BIE QE TE GJITHA QYTETET E SHQIPERISE TI KRAHASOJME ME QYTETET E SHTETEVE TE TJERE ,PORE JO PER TI IMITUAR PER ZHVILLIM ,E PROSPERITET ,PORE PER VEPRIMTARI KRIMINALE ORDINERE.SE ME KE KRAHASOHET ELBASANI PYESNI ME MIRE ISHE KRYETARIN E BASHKESISE SEJDININ PER TRE MANDATE RRESHTE.,OSE DEPUTETIN E ZONES TAULANDIN. NGA JUGU ,SHQIPERIA E MESME ,DHE VERIU PO VEPROJNE TE GJITHE NE TE NJEJTEN MYNYRE.SI DUKET PROFFESIONISTET E POLITIKES NUKE PO DINE TA NDALOJNE ME ATE RRUGE QE E NISEN ME KELYSHET E TYRE.PRANDAJE KA VETEM DY RRUGE ,OSE TE SHKOSHE PERPARA DREJTESISE ,DHE TE TREGOSHE ME EMER E MBIEMER SE PERSE NDODHIN VRASJET ,OSE TE ELEMIOHEN NDERMJETE NJERI TJETERIT. ISHTE PO KJO SHPREHJE E KRYEMINISTRIT RAMA QE THOSHTE :KRIMI ,KRIMIT HENGESHIN KOKAT E NJERI _TJETERIT. A THUA SE JEMI NE SHTETIN E XHUNGLES KU NUKE KA LIGJE ,DHE SHTETI NUKE EKZISTON.
Ambasadorit bravo i qofte qe ben punen per te cilen paguhet
Te marri shembull ambasadori yne ne Itali
Askush nga këta “të mençmit” me kristal,nuk ka qenë kurrë në Palermo.
Po ku dine kta te mjere se ca esht palermo. Po ta shohin njehere palermon nuk flasim me per gjithe jeten.
Palermo eshte nje mut i madh sic eshte gjithe Italia e jugut .
Z.Ambasador nuk krahasohet Elbasani me Palermon, italianet jane me te “zgjuar” se ne sepse shteti eshte mafje ne jugun e Italise! Z.ambasador shqiptaret e njohin me mire se ju Italine sidomos degradin, nuk besoj te keni shkuar ndonjehere si hallexhi ne nje shtet tjeter duke njohur anet e erreta te nje shoqerie.
Z.Ambasador nuk krahasohet Elbasani me Palermon, italianet jane me te “zgjuar” se ne sepse shteti eshte mafje ne jugun e Italise! Z.ambasador shqiptaret e njohin me mire se ju Italine sidomos degradin, nuk besoj te keni shkuar ndonjehere si hallexhi ne nje shtet tjeter duke njohur anet e erreta te nje shoqerie!
Esht I program televiziv ne kanalin 7 te dielen ne oren 21. Non è l’arena. Massimo Gilettit. Thojini kti ambasadorit ta shofi e pastaj te Na gjykoj ne. XHEK XHEK???????
Esht I program televiziv ne kanalin 7 te dielen ne oren 21. Non è l’arena. Massimo Gilettit. Thojini kti ambasadorit ta shofi e pastaj te Na gjykoj ne. XHEK XHEK
Me sa duket ambasadori i fundit eshte Italian eshte aspak i zoti dhe mundohet te justifikoje rrogen qe mer…
Se kush eshte Palermo e di gjithe bota, me te mirat (pa fund sidomos ne kulture dhe art) dhe me te keqiat. Kurse Elbasanin nuk e di se ku bie asnje Palermitan. Krahasimin qe dikush ka guxuar te beje midis dy qyteteve eshte frut i injorances se gazetarit qe ka bere shkrimin, i cili me siguri ka mbaruar fakultetin per gazetari, ne univerisitetin Kristal
O pipino po avash ti a te qi.. ,ca eshte ajo cosa nostra ne palermo e gjithe siciline qe, ka vrare ,djegur ,e shkrire njerez ne acid, kane vrare gra e femije, polica carabinere ,gjykates prokurore, na qenke prekur ne seder ti , po te me thote ndonje skandinav hajde dhe i jap te drejte, po jo ti o pepino.