Shoqëria Integrated Energy dhe studentët e Universitetit Polis pastrojnë zonën e Prushit, në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

5 Qershor 2021, 13:19Sociale TEMA
Shoqëria Integrated Energy dhe studentët e Universitetit Polis

Shoqëria “Integrated Energy” (IEBV) në bashkëpunim me studentët e departamentit të Mjedisit në universitetin “Polis” në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit ndërmori aksionin për pastrimin e një ndër zonave më piktoreske të kryeqytetit që është liqeni i Prushit.

Studentë pedagogë, staf teknik dhe specialistë të shoqërisë IEBV vendosën të sensibilizojnë në këtë mënyre origjinale popullatën për mbajtjen pastër të mjedisit që na rrethon.

Pedagogia Enkelejda Kuçaj shefe e Departamentit të Mjedisit në Universitetin “Polis”  u shpreh mbi rëndësinë që ka ky bashkëpunim ndërmjet universitetit dhe  “Integrated Energy”, pasi trajtimi i mbetjeve është po aq i rëndësishëm, sa edhe mbajtja e një ambienti të pastër.

Ndërsa administratorja e IEBV, Ariola Kodra falenderoi studentët që ju bashkuan  nismës së kompanisë dhe  theksoi rëndësinë e trajtimit të mbetjeve në mënyrë që të mbrohet natyra.

Mbrojtja e tokës, ajrit, ujit nga ndotja është një ndër prioritetet e shoqërisë, e cila operon prej dy vjetësh në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në kryeqytet.

2 komente në “Shoqëria Integrated Energy dhe studentët e Universitetit Polis pastrojnë zonën e Prushit, në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit”

  1. Ambjenti says:

    Bravo. Ju lumte !

  2. lejlek says:

    Nuk jane sensibilizimi i opinjonit e as aksionet e gjithkujt deri edhe te ministri i mjedisit me qese ne dore per mbledhjen e plerave te hedhura nga pleraxhinj te pa ndergjegjshem por ligji ai qe duhet vene ne dukje .
    Lana nga pallati me shigjeta e ne vazhdim drejt Durresit po mbushet me plehra ….policia bashkiake rri dhe gjobit plakat me tufa majdanozi e qepesh ne cepat e rrugeve……edhe policia e shtetit shikon makinat mbi lulishte te parkuara dhe i mban sehir.
    Por na vjen keq qe na kritikojne e nuk na pranojne ne gjirin e evropianeve sidomos Hollanda …shkoni provoni t
    te hidhni nje leter ..te keputni nje lule apo te hidhni plerat jo ne kosh…..dhe gjoba do ju qindfishohet .
    Shtetin e ruan LIGJI.
    FALEMINDERIT TE RINJVE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje