U tha se kishte ndërruar jetë, reagon Mirush Kabashi: E mora me sportivitet, kemi qarë shumë…

7 Qershor 2021, 18:21Sociale TEMA

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ka reaguar pas lajmeve që dolën në media se ai kishte ndërruar jetë.

Për emisionin ‘Rudina’, aktori u shpreh se lajmin e mori me sportivitet pasi ishte thjesht një keqkuptim që është krijuar nga ana e gazetarit.

Ai është shprehur se mediat televizive duhet të bëjnë më shumë kujdes me këto gjëra sepse janë të pafalshme.

‘Ishte keqkuptim i një titulli të një gazetari, pasqyroi më duket në televizion, një ceremoni homazh për Pirro Manin, dhe poshtë saj vinte nën titulli, artisti Mirush Kabashi rrëfen amanetin e tij të fundit.

Dhe kjo u mor për mua. Nga disa artdashës dhe fanse të miat u mor sikur Mirushi ka dhënë amanetin e tij të fundit. Domethënë nuk është më.

Dhe u shkruajt në Facebook. Ky lajm mori dhënë këtu te ne dhe në Kosovë, Maqedoni. Një stacion televiziv e dha. Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin.

Ishin të dhimbshme sepse thonin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lotë gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur.

Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë. Është një tërheqje veshi për gazetarët të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin në ekranet e televizionit të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen.- tha Kabashi.

7 komente në “U tha se kishte ndërruar jetë, reagon Mirush Kabashi: E mora me sportivitet, kemi qarë shumë…”

  1. Shtrigu serb i Vicidolit says:

    A e pyete Saline perpara se t`i falesh mediat per nje gabim kaq te rende ?
    Mediat e bene kete gabim , por mos bej edhe ti gabime te kesaj shkalle !

  2. doni says:

    braush djali ….

    1. Pokeristi says:

      Mirush!
      Rendesi ka qe ende mbush.

  3. Neri says:

    Jo Mirush nuk eshte keshtu si thua ti.Ju jeni njeri publik,artist i madh i skenes si ne estrad ,teater dhe kinematografi..Personi qe perhapi lajmin nuk tha qe ne malin e Dajtit ka ngordhur nje ujk dhe te gjithe fshataret e zones u gezuan,por dha nje lajme teper te trishtuar.Ju u njeh ne Shqiperi i voget dhe i madh dhe ndjen dicka te hidhur ne vehtevete se pothuaj je bere si i shtepise,te mbaj pergjegjsi ai person.Per kete lajme te rrem por te kobshem duhet te reagojne te gjithe ,cfar ben shoqata e artisteve,reagoi ashper per teatrin te reagonte edhe per kete,cfar bejne shoqatat e gazetarve dhe te tjera e te tjera.U mesuam me qytetarin dicital tani dhe nuk na ben pershtypje por ne fund ai i dicitalit thote qe e bera per politike per te argetuar njerzit,por ky perse e beri,per te alarmuar njerzit.

  4. FAKTI says:

    E mban mend, Mirush, takimin me Saliun per ta ribere president ne pallatin e kulrures ti dhe Bujar Kapexhiu? Une nuk te ndahem se te kam pare dhe degjuar direkt. Shqiperia ulurinte e gjitha jashte, ju thoshnit ta provojme dhe nje here president. Me gjithe madheshtine e artistit, keni shkare rende para shqiptareve te ndershem dhe u keni borxh.

  5. Ta rras Shtrigan. says:

    O Shtrigu! O rrac muti. Po dhe ne kete rast duhet te pershendet ai që zduhet te përmendim “SALA” I uroj jet te gjate Artistit të madh Mirush Kabashi.

  6. Nuk me intereson me aspak tifozlliku Politike i Mirush Kabashit.
    Ai mbetet nji Artist qe fiton rrespektin e gjithe shqiptareve .
    Asnji nuk eshte sot Perfekt ne kte Bote .Te gjithe gabojm ne nji far menyre ose ne tjetren vs ksaj Shoqerie .
    Ajo qe me shqeteson mua ,eshte se te tilla Komunikime ne Medie jane nji tregues i asaj se ku ka degraduar Media Shqiptare ,
    duke humbur tashme cdo rrespekt dhe seriozitet .
    Per kte mendoj un, Mirushi eshte okay ,qe do ta marri me sportivitet Gaffen e Medies,por edhe regoje seriozishte
    per kte degradim te medies ,sepse nqs nuk ka reagim sidomos ke ktzo personalite te shoqerise ,ateher gjithcka lihet ,aty mes LLumit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje