FOTOT: Përsëri bashkë me Kanye West? Kim Kardashian shkakton rrëmujë në internet

9 Qershor 2021, 11:54Lifestyle TEMA
FOTOT: Përsëri bashkë me Kanye West? Kim Kardashian shkakton

Mund të jenë divorcuar, por dashuria nuk ka humbur mes Kim Kardashian dhe Kanye West.

Kim postoi një foto të tyren dhe tre fëmijëve për të uruar reperin në ditëlindjen e tij të 44-t. “Gëzuar ditëlindjen, të dua përjetë”, shkroi ajo si diçiturë.

Ndërkohë nuk kanë munguar as urimet nga familjarët e Kim për reperin.

Khloe Kardashian postoi një foto pushimesh në të cilën ishin Kim, Kanye, Khloe dhe Tristan Thompson, në të cilën shkroi “Gëzuar ditëlindjen vëllai im përjetë! Të uroj ditëlindjen më të bukur Ye! Shumë dashuri dhe bekime të pafundme!”

Ndërsa mamaja e klanit të famshëm, Kris Jenner, u mjaftua me një story në “Instagram”, ku shfaqej e kapur për dore me Kanye dhe një urim të thjeshtë “gëzuar ditëlindjen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje