Titani i Australisë, identifikohet një specie e panjohur dinosaurësh

8 Qershor 2021, 22:25Lifestyle TEMA

Paleontologët australianë kanë identifikuar një specie të re dinosaurësh, më i madhi i gjetur ndonjë herë në Australi dhe një prej më të mëdhenjve në botë.

Australotitan ose ndryshe titani i jugut,  mendohet të ketë pasur një gjatësi rreth 25-30 metra dhe lartësi 5-6.5 metra, praktikisht sa një fushë basketbolli i gjatë dhe sa një ndërtesë dykatëshe i lartë. Rezultatet e kërkimit u publikuan në revistën shkencore “PeerJ“.

Me nofkën Cooper, sipas emrit të vendit ku u gjet në 2006, dinosauri mendohet të ketë jetuar rreth 90 milionë vjet më parë.

Llogaritet që ai të ketë pasur një peshë rreth 67 tonë.

Speciet e zbuluara së fundmi ngjajnë me titanosaurët e zbuluar në Amerikën e Jugut dhe Azi, çka sugjeron se ata mund të kenë udhëtuar në kontinent nga Amerika e Jugut përmes Antarktidës gjatë periudhave të ngrohjes globale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje