Një 55-vjeçar u akuzua për tentativë vrasjeje ndaj dy klientëve që u larguan pa paguar dy birrat nga lokali i tij në Roussillon, në veri të Isère në Francë. Një 34-vjeçar u plagos rëndë në krah, ndërsa tjetri u plagos lehtë.
Të nesërmen i zoti i lokalit shkoi në stacionin më të afërt të policisë për t’u dorëzuar. Ai pranoi se i kishte qëlluar, por mohoi që ai donte të vriste dy klientët që u arratisën për të mos paguar. Qëllimi ishte t’i frikësonte ata duke qëlluar në ajër.
Por versioni i pronarit të restorantit ishte i ndryshëm nga imazhet e kapura nga kamerat e vëzhgimit në zonë. Në pamje dukej pronari që tregonte pushkën në drejtim të dy klientëve që iknin.
Kështu që Prokuroria Publike e Grenoble hapi një hetim penal kundër 55-vjeçarit.
Po milioneri spanjoll bashke me dy halabake shqiptar qe u larguan nga restoranti ku kishin paguar a nuk meritonin nje verejtje normale qytetare dhe jo perkrahje aq me teper kur vune ne rrezik jeten e pronarit shqiptar? Vetem shqiptaret duan te duken me katolik se Papà.Deri tek pushka jo, por si ka kliente te pakulturuar shqiptar ka edhe europiane dhe amerikan si rasti i para dy javesh.Per nje sherbim te keq nuk mund te shkaterrosh pronen dhe jeten e shqiptaret, nje gjobe dhe paralajmerim do te ishin Mjaft.