Raporti shokues: Njerëzit më të pasur në botë paguajnë më pak taksa

9 Qershor 2021, 19:02Lifestyle TEMA

Disa të dhëna shokuese janë publikuar në një faqe online të cilat tregojnë se sa pak taksa paguajnë miliarderët kryesorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Media ProPublica shkruan se i kanë rënë në dorë disa nga të dhënat e taksave të njerëzve më të pasur në botë përfshirë këtu Jeff Bezos, Elon Musk dhe Warren Buffett.

Sipas këtij website shefi i Amazon, Bezos nuk pagoi taksa në vitin 2007 dhe 2011 ndërsa Elon Musk nuk bëri asnjë pagesë në 2018.

Një Zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i cilësoi rrjedhjen e këtyre dokumenteve si të jashtëligjshme ndërsa FBI dhe autoritetet e taksave kanë nisur hetimet.

ProPublica shprehet se po analizon informacionin e vlefshëm nga të dhënat e Shërbimit të Brendshëm të të Ardhurave mbi taksat e miliarderëve dhe se shumë shpejt do të japin informacione të tjera.

1 komente në “Raporti shokues: Njerëzit më të pasur në botë paguajnë më pak taksa”

  1. Tahipi says:

    Po Gorge Soros sa pagoi? 0. Po kete nuk e themi ne artikull edhe pse i njejti burim e konfirmon. Dhe pastaj hop nisim nje hetim. Jo pse keta nuk paguajne as nje cent por per ata qe nxorren sekretin. Kjo eshte demokracia e vertete qe se shpejti do ta kemi edhe ne ne Albanistan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje