Vrau gruan se i foli keq, shqiptari në Greqi dënohet me burgim të përjetshëm

12 Qershor 2021, 09:42Kronika TEMA

Një 61-vjeçar shqiptar në Greqi, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi 5 vite më parë aii vrau bashkëshorten e tij.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qershor të vitit 2014 në Agiovlasiti, ku shqiptari e goditi gruan me një thikë kuzhine të gjatë 30 cm pas një debati të fortë në shtëpi.

Ndërkohë ka qenë, vetë ai që pasi ka vrarë gruan e tij në moshën 45-vjeçare, ka shkuar dhe ka rrëfyer në polici të gjithë ngjarjen.

Si nisi sherri mes tyre? 

Sipas mediave të huaja, shqiptari në polici tha se sapo ishte kthyer në shtëpi me gruan pas tetë ditësh në spital, ajo këmbënguli të shkonte në punë menjëherë si ndihmëse shtëpiake.

Tentativa për ta bindur që të mos shkonte në punë por të pushonte pasi sapo kishte dalë nga spitali, dështoi. Më tej ai është shprehur se nuk e mban mend se si ka ndodhur ngjarja dhe se si e kishte qëlluar me thikë partneren.

“Ajo më foli ashpër dhe keq. Më shtyu në gjoks, duke kaluar para meje. Humba durimin, sepse po shqetësohesha shumë për shëndetin e saj. Ajo ra në këmbët e mia dhe pastaj e kuptova se çfarë ndodhi,” -tha shqiptari.

2 komente në “Vrau gruan se i foli keq, shqiptari në Greqi dënohet me burgim të përjetshëm”

  1. gjergji says:

    Keto jane ligje qe frenojne kriminalitetin jo si ne Shqiperi ku vrasesit denohen me masa qesharake, jeta denohet me jete….

  2. Matrapiku says:

    He merr Arnauta 3 mijon kokra jeni dhe degjoheni perdit ne gjithe boten per krime dhe Allah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje