Realizohet ndërhyrja e rrallë në QSUT, mjekët i shpëtojnë jetën 54-vjeçares me tumor

14 Qershor 2021, 12:19Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se një ndërhyrje e rrallë është realizuar të dielën në QSUT.

Manastirliu njofton se pas një operacioni që zgjati plot 7 orë, mjekët i kanë shpëtuar jetën pacientes 54-vjeçare me tumor primar renal.

“Një ndërhyrje e rrallë është realizuar të dielën në QSUT. Pas një operacioni tejet kompleks që zgjati plot 7 orë, pacientes 54-vjeçare me tumor primar renal, me përhapje masive në caven inferiore dhe në atriumin e djathtë, mjekët i kanë shpëtuar jetën,

Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist, dr. Aurel Janko, dr. Andi Kaçani, dr. Arbër Aliu, dr. Petrika Gjergo dhe dr. Saimir Kuçi”, njofton Manastirliu.

3 komente në “Realizohet ndërhyrja e rrallë në QSUT, mjekët i shpëtojnë jetën 54-vjeçares me tumor”

  1. Ilir says:

    Ju lumte… ????!

  2. Piro says:

    Profesionalizem. Bravo cuna!

  3. sapa says:

    Nuk dua ta di se sa ka paguar familja e saj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje