DETAJET/ “Me të zeza, i pikonte gjaku nga duart”, hesht shqiptari, prokuroria: E theri te dera e shkollës

15 Qershor 2021, 18:43Bota TEMA

Hapësira para një shkolle në qytetin Deurne të Belgjikës, dje u kthye në një skenë krimi. Para syve të fëmijëve që vijojnë mësimet në atë shkollë, u krye një vrasje që i tmerroi të gjithë. Një 48-vjeçar nga Kosova qëlloi me thikë për vdekje një 52-vjeçar, Ismet Osmanaj që ishte burri i ish-gruas së tij. Ai kishte shkuar te shkolla për t’i marrë fëmijët e bashkëshortes, por që më pas kosovari i kishte dalë në pritë dhe e kishte goditur për vdekje.

Për vrasjen që dyshohet se është kryer nga kosovari janë deklaruar nga Prokuroria e Belgjikës.

“Një burrë 48-vjeçar është arrestuar me urdhër të gjykatësit hetues për vrasjen e një 52-vjeçari. Viktima është bashkëshorti i ri i ish-gruas së të dyshuarit. Nga të gjeturat deri në këtë pikë të hetimeve, i dyshuari, një 48-vjeçar nga Kosova ishte duke e pritur viktimën në daljen e një shkolle fillore në Waterbaan, Deurne. 52-vjeçari ishte aty për t’i marrë thjeshtrit (fëmijët e gruas nga burri tjetër) nga shkolla, por u ther disa herë në rrugë me një thikë”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

Sipas prokurorisë, viktima ishte therur 13 herë. I dyshuari është kapur nga Policia, derisa po tentonte që të ikte nga vendi i ngjarjes. “Dëshmitarët më pas e panë të dyshuarin duke u larguar në drejtim të Herentalsebaan-it. Policia shkoi shpejt dhe arriti që ta arrestonte burrin në të dyzetat në Van Havrelei, pa ndonjë problem. Kalimtarët e rastit ia dhanë ndihmën e parë viktimës. Pas kësaj, kontrollin e mori stafi mjekësor. Për fat të keq, nuk kishte ndihmë të mëtejme për viktimën. Ekspertët e forenzikës që erdhën në vendin e ngjarjes për hetime numëruan 13 lëndime nga thika dhe therjet”, thuhet në përgjigjet e prokurorisë.

Zyra e Prokurorit tashmë ka nisur hetimet për rastin, derisa në seancën që është mbajtur sot, 48-vjeçari ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje. Ai pritet të dal para gjykatës edhe të premten.Zyra e prokurorit ka nisur hetimet për vrasje dhe një seancë është mbajtur të martën. Departamenti lokal për hetime kriminale në Antwerp tani është duke i kryer hetimet e mëtejme. Burri e shfrytëzoi të drejtën e tij që të qëndrojë i heshtur para gjykatësit hetues. Ai do të paraqitet në gjykatë të premten.

Ndryshe, mediat kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur autori tenton të largohet pas krimit me duart me gjak dhe thikën që i mori jetën Ismet Osmanajt. “Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar. “Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte tullac”. “Pamë dy fëmijë që bërtisnin me zë shumë të lartë, derisa autori po e therte dikë me diçka që dukej si një thikë e madhe. Dukej sikur ishim në një film horror” tregoi një tjetër qytetar.(Express)

4 komente në “DETAJET/ “Me të zeza, i pikonte gjaku nga duart”, hesht shqiptari, prokuroria: E theri te dera e shkollës”

  1. Lani says:

    Bestie! Kthejeni ne Afganistan ku me siguri ka te paret e tij.

  2. Jon says:

    Shqiperi, EU, Bote, ktheni denimin me vdekje kush nuk e ka. Lerini absurditetet per te drejtat e njeriut. Lereni kete tipin te kete vetem nje zgjedhje. Si ta doje ai, te behet ekzekutimi. Dhe kaq!

  3. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Evropa dhe Ameriki duhet te pastrohet nga plehrat tourkoshqipfolese…….
    E dyta,kurre halete islamike Turkye,Albanistan,Kosovo, Bosnia etj ne BE…..arabi nuk ka vend mes kristianeve.

  4. shqip says:

    I mësojnë që fëmijë të bëjnë kurban. Therr fëmija pulën, delen, kecin etj , për tu bere burrë sipas fesë. Kështu që nuk është habi pse….. Të mësuar me thika e me gjak, nuk ka diferencë pastaj, në është kafshë per kurban, apo qafë njeriu. Megjithëse per krimet ordinere nuk ka ndarje statistikore për sa I përket përkatësisë fetare dhe etnike. Edhe latinët vrasin, edhe sllavët po ashtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje