Gjermani, shërbimi sekret i alarmuar nga rritja e ekstremizmit të djathtë

15 Qershor 2021, 14:42Bota TEMA

Numri i personave që mbështesin idetë e ekstremit të djathtë në Gjermani është rritur ndjeshëm, sipas një raporti nga agjencia e shërbimit të brendshëm sekret gjerman, paraqitur nga ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

Raporti i vitit 2020 nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), siç quhet agjencia e shërbimeve të brendshme sekrete në Gjermani, gjeti një rritje prej 3,8% të numrit të ekstremistëve të djathtë të gatshëm për të përdorur dhunën.

Sipas raportit, BfV i sheh gati 40% të tyre si “të dhunshëm apo të gatshëm për të përdorur dhunë”.

Seehofer dhe kreu i BfV Thomas Haldenwang kanë vërejtur se ekstremistët e djathtë dhe vendet ku ata janë mbledhur janë shënjestruar në sulme të përsëritura në muajt e fundit.

Në maj, një anëtar i dyshuar i krahut të djathtë dhe partnerja e tij shtatzënë u sulmuan në shtëpinë e tyre dhe u keqtrajtuan nga ndërhyrës të maskuar si oficerë policie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje