Është gati tashmë projekti i dronit-autobuz që do të shërbeje për transportin e pasagjerëve mes qyteteve.
Mjeti i stampuar në 3D është zhvilluar nga start-up amerikane Kelekona dhe është projektuar për udhëtime të shkurtra. Qëllimi është të inaugurohet në vitin 2022 e të nisë transportin e pasagjerëve dhe lidhjen e New York me Boston dhe Washington.
Fillimisht kompania do të kërkojë të nisë transportin e mallrave dhe këto objekte në dukje me disqet fluturues, mund të mbajnë një peshë deri në 4.5 tonelata. Më pas parashikohet të nisin procedurat për lëvizjen e njerëzve.
Udhëtimi N York-Boston apo New York –Washington mund të zgjasë rreth 30 minuta dhe një biletë do të kushtojë rreth 85$.
Mjeti do të furnizohet me energji elektrike nëpërmjet baterive prej 3.6 megawatt/ore dhe objektivi final është të shtrihet më pas edhe në lidhjen e qyteteve të bregut perëndimor amerikan.