Biden nuk ndalet pas Putin kërkon të takojë dhe presidentin e Kinës

18 Qershor 2021, 09:36Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden duket se kërkon të vendosë kontakte të drejtpërdrejta me liderët e vendeve të tjera që konsiderohen si kundërshtare ekonomike dhe politike të SHBA.

Pak ditë pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur dëshirën për të takuar presidentin kinez Xi Jinping dhe rasti mund të jetë samiti i G20 që do të mbahet në Itali.

Lajmi u dha nga këshilltari i Biden, Jake Sullivan i cili shtoi se shumë shpejt do të nisin përgatitjet për të krijuar kushtet për takimin e dy presidentëve.

Më 16 qershor presidenti Biden u takua me homologun rus, Putin në Gjenevë, në një takim që u konsiderua i frytshëm nga të dyja palët.

2 komente në “Biden nuk ndalet pas Putin kërkon të takojë dhe presidentin e Kinës”

  1. ert says:

    biden toc kuklle, mbasi la kokrren e namit me putin do me korigju gjonat me kinen, ti japi edhe i dajak kina edhe te bij rehat

  2. Niku says:

    Plakarruqi Biden, nje loje e lezeteshme ne duart (kthetrat) e te tmershmit Ivan (Putin)… Hahahahahaaaaa…., sado te perpiqeni o Mero bashke me tellallet e Perendimit, nuk e ndryshoni dot realitetin…!!! Do te kemi seance te re humoristike perballe “dragoit” kinez…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje