Qeveria miraton fondin për ndertimin e Teatrit Kombëtar, i hapet rruga nisjes së punimeve

23 Qershor 2021, 10:56Sociale TEMA

Qeveria ka miratuar fondin për ndërtimin e projektit te Teatrit të ri Kombëtar, duke i hapur rrugen nisjes së punimeve për shtëpinë e re të aktrimit, e cila shkaktoi jo pak polemika dhe protesta.

Mësohet se me miratimin e fondit, ana procedurale konsiderohet pothuajse e përfunduar, teksa shumë shpejt pritet të nisë puna edhe në terren për ndërtimin e teatrit të ri, ne te njejtin vend ku më parë ka qenë teatri i vjetër.

Sipas detajeve të projektit, mësohet se teatri i ri pritet të ketë një skenë prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila.

Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër.

Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj.

Gjithashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.

Po kështu, Teatri i ri Kombetar, përvec ambienteve të tjera ndihmëse, do të ketë edhe një parkim nëntokësor që do i shërbejë kësaj godine.

3 komente në “Qeveria miraton fondin për ndertimin e Teatrit Kombëtar, i hapet rruga nisjes së punimeve”

  1. qytetar says:

    Po sikur duhet te kalonin mbi trupin Lulit me perpara !?

  2. nord.al says:

    Nuk e kuptoj pse quhet teater kombetar dhe jo thjesht teater i Tiranes.

  3. Shoku says:

    per mua tingellonte me mire eme bukur “Teatri Popullor’ Teatri qe i takon popullit., se sa “Teatri Kombetar” Ose me mire psh.”Teatri “Naim Frashri” apo nje artisti e artistje tjeter… Une edhe pase jam nga Jugu do t’me pelqente teatri ” Tinka Kurti” Ndersa Turbina te quhet teatri i Tiranes. Ashtu si quhej dikur estrada e “Tiranes”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje