Belgjika heq të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë, TIA: Për të udhëtuar mjafton vetëm bileta, pasaporta dhe maska

26 Qershor 2021, 15:45Sociale TEMA

Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se janë hequr të gjitha kufizimet për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Belgjikës.

Në njoftimin zyrtar, të publikuar në rrjetet sociale të aeroportit, thuhet se për të vizituar vendin belg, nuk nevojitet rezultati i testit, e madje edhe vaksinat nuk janë të detyrueshme. Për të udhëtuar, pasagjerëve do t’i kërkohet vetëm bileta, pasaporta dhe maska mbrojtëse.

Njoftimi i Aeroportit të Rinasit:

Belgjika
Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë.

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme.

Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje