Rriten rastet e reja me Covid në Britani, 80 milionë persona të vaksinuar

6 Korrik 2021, 19:01Bota TEMA

Britania e Madhe vijon të shënojë një rritje të rasteve të reja me koronavirus në javët e fundit, ndonëse fatmirësisht numri i fataliteteve ka rënë në nivelin më të ulët.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit 28,773 persona të tjerë rezultuan pozitivë me koronavirus ndërkohë që 37 të tjerë humbën jetën.

Deri tani në Britaninë e Madhe më shumë se 79 milionë persona e kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërkohë që 33.8 milionë i kanë marrë të dyja dozat.

Shumë shpejt, autoritetet kanë njoftuar se do të lehtësojnë edhe më tej masat për personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

5 komente në “Rriten rastet e reja me Covid në Britani, 80 milionë persona të vaksinuar”

  1. KORÇARI says:

    Një vërtetim që VAKSINAT JANË KOT ,pra JANË EKSPERIMENTALE DHE NUK U BËNË PËR KOVIDIOTIN POR PËR TJETËR ARSYE. PRA NUK KISHTE Pandemi por vetëm PLANDEMI..
    MJERË ATA QË U VAKSINUAN ….

    1. jhgfd says:

      Nje vertetim qe kur i ke me kursim qelizat funksionale te trurit, nuk ka liber e shkence qe ju ben derman.

      Nuk ka vaksine qe ndalon infektimin o bole, mesoje. Vaksina pregadit apo zgjon apo “meson” sistemin autoimunitar si te reagoje ndaj viruseve.

      Tani pyet veten, sa ishin vdekjet ne Britani per te njejten shkalle vaksinimi perpara vaksinimit dhe sa jane tani?
      Sa ishin te shtruarit rende ne spitale (nuk kishte me shtreter) dhe sa jane tani???

  2. Fitim says:

    Portal leshi analfabet britania e madhe esht 67 Miljon o koqe

  3. 80???? says:

    Sé di ngá I keni gjetur koto lajme pór 80 miljon té vaksinuar nuk ka shanse.. Popullsia é UK esht 67-68 miljon. Ndoshta 80 miljon vaksina té dyja dozat sé bashku.

    1. Frangu says:

      Lapsus gazetaresk; ndoshta ka dashur të thotë “80 mln vaksinime” e ndoshta s’ka patur mundësi ta përkthejë siç duhet.
      Por nuk jemi në gjendje të kuptojmë nëse ky lapsus diktohet nga mosdija ose cektësia, apo nga të dyja bashkë…
      Rroftë gazetaria jonë bashkëkohore: pa të, nuk do ta kuptonim dot kurrë fjalën Estradë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje