U prek nga COVID-19, kryeministri i Luksemburgut në gjendje të rëndë

6 Korrik 2021, 12:22Bota TEMA

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel është në gjendje serioze por të qëndrueshme pas infektimit me koronavirus, bëri të ditur qeveria përmes një deklarate.

Bettel u shtrua në spital të dielën, pas simptomave të vazhdueshme dhe saturimeve të ulta të oksigjenit. “Gjendja e kryeministrit konsiderohet serioze por e qëndrueshme. Prandaj stafi shëndetësor ka vendosur se duhet të vazhdojë të qëndrojë në spital edhe për disa ditë ”, tha ministria e shtetit në deklaratë.

48-vjeçari kishte marrë dozën e parë të vaksinës në 6 Maj. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus pas samitit dy ditor të BE në Bruksel në fund të muajit qershor, ku mes pjesëmarrësve ishin presidenti francez Emanuel Macron, kancelarja gjermane Angela merkel e liderë të tjerë europianë.

1 komente në “U prek nga COVID-19, kryeministri i Luksemburgut në gjendje të rëndë”

  1. Shembull i keq. I will pavaksinuar. Po te ishte i vaksinuar do ta kalonte me lehte, tani kur mutacionet jane bere me te rrezikshme. Budall Erdogani qe mori edhe dozen e trete? says:

    Ky as i vaksinuar e as i monitoruar nga mjeket? Paska qene i braktisur nga shteti??!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje