Në Izrael konstatohet rënie e efektivitetit të vaksinës Pfizer

6 Korrik 2021, 09:21Bota TEMA

Autoritetet izraelite raportojnë për një rënie të efektivitetit të vaksinës anti-CoVid-19 të Pfizer në parandalimin e infeksioneve të reja dhe sëmundjes simptomatike, por kanë sqaruar se vaksina mbetet shumë efektive në parandalimin e shkallës së rëndë të sëmundjes.

Sipas mediave ky vëzhgim përkon me përhapjen e shpejtë të variantit Delta të Sars-Cov-2 dhe heqjen e distancimit sociale në Izrael, një konstatim që duket se riciklon nevojën për politika kufizuese.

“Efektiviteti i vaksinës në parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjes me simptoma ra në 64% që nga 6 qershori”, ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë.

I njëjti burim zyrtar ka shtuar se vaksina mbetet 93% efektive në parandalimin e hospitalizimeve dhe shkallës së rëndë të sëmundjes nga koronavirusi.

Deri më tani 60% e popullsisë prej 9.3 milionë banorësh të Izraelit ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Pfizer dhe Izraeli është i pari vend që ka ngritur edhe shqetësimin për miokarditin si një efekt anësor të vaksinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje