Merkel: Tre milionë doza vaksine kundër COVID-19 për Ballkanin Perëndimor

5 Korrik 2021, 18:58Bota TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pas një takimi me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ka bërë të ditur se Gjermania do të ndajë tre milionë doza të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ballkani Perëndimor përbëhet nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Merkel po ashtu ka theksuar se ekzistojnë një sërë problemesh mes Kosovës dhe Serbisë, por se një bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit është i nevojshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Bashkëpunimi për një treg të përbashkët rajonal dhe njohja e diplomave, ka shtuar Merkel, është një çështje që nuk është arritur ende, por, siç ka thënë pritet që shpejt të ndodhë një gjë e tillë.

1 komente në “Merkel: Tre milionë doza vaksine kundër COVID-19 për Ballkanin Perëndimor”

  1. KORÇARI says:

    FUTI, në [email protected]ë VAKSINAT VRASËSE.
    BALLKANI DO QË TË JETOJË…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje