Fauci apel qytetarëve: Vini maskat në zonat me rrezik të lartë të Covid, dhe nëse jeni të vaksinuar

5 Korrik 2021, 18:47Bota TEMA

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci në një intervistë me NBC, u shpreh se qytetarët duhet të mbajnë maska pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose jo, sidomos në disa zona ku niveli i vaksinimit është i ulët  dhe ka rritje të numrit të rasteve.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi në maj se personat e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë të mbajnë maska, madje edhe në ambientet e brendshme. Sidoqoftë, duke pasur parasysh shqetësimin në rritje të mutacionit Delta, zyrtarët shëndetësorë në Los Angeles kanë këshilluar qytetarët e vaksinuar të mbajnë maska në disa vende.

Përveç kësaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha që të gjithë duhet të mbajnë maska dhe të zbatojnë masat, pavarësisht nëse janë vaksinuar.

1 komente në “Fauci apel qytetarëve: Vini maskat në zonat me rrezik të lartë të Covid, dhe nëse jeni të vaksinuar”

  1. Tiktak says:

    Bastardi per cfar duhet vaksina atehere qelbesira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje