"Jef Bezos del në pension", merr me vete pasurinë e tij prej... 197 miliard dollarësh

5 Korrik 2021, 10:26Bota TEMA
"Jef Bezos del në pension", merr me vete pasurinë e tij

Jeff Bezos ka vendosur të tërhiqet si Ceo i Amazon në moshën 57 vjeç, ai do të mbajë me vete rreth 197 miliardë dollarë, një pasuri marramendëse që është 739,489 herë më shumë se vlera mesatare e një amerikani në moshën 65 vjeç.

Kjo vlerë neto mesatare është 266,400 $, raportoi Business Insider, duke cituar të dhëna nga Rezerva Federale.

Amazon njoftoi në shkurt se Bezos do të hiqte dorë këtë vit dhe do të merrte mantelin e kryetarit ekzekutiv të bordit të gjigandit të tregtisë elektronike.

Ai pritet të kushtojë më shumë kohë për iniciativa si Bezos Earth Fund, kompania e tij e anijes kozmike Blue Origin, The Washington Post dhe Amazon Day 1 Fund, njoftoi CNBC.

Bezos mori një pagë 81,840 dollarë dhe 1,6 milion dollarë kompensim tjetër nga kompania vitin e kaluar, sipas Business Insider.

Pasuria e tij neto shkoi në 75 miliardë dollarë gjatë vitit 2020 ndërsa pandemia COVID-19 çoi shitjet në stratosferë në tregun online të kompanisë së tij, duke rritur ndjeshëm aksionet.

Bezos, i cili bën më shumë para çdo sekondë sesa një punëtor mesatar amerikan në një javë, ka tërhequr kritika për pasurimin ndërsa mijëra punëtorë të Amazon jetojnë në vështirësi ekonomike.

Ai do të zëvendësohet nga Andy Jassy, ​​CEO aktual i Amazon Web Services, platforma cloud e kompanisë.

2 komente në ““Jef Bezos del në pension”, merr me vete pasurinë e tij prej… 197 miliard dollarësh”

  1. Agim Anastasi says:

    Tani qe Europa dhe Amerika do taksoi te fuqishmit, me mire po dale ne pension. Perse u deshe kaq vone shtetet te vepronin ashtu si bejne me nje dyqan te vogel qe lufton per te mbijetuar. Perse Amazon,Gogle , Mikrosofte apo tjetri nuk paguanin. Por do te vinte kjo dite qe shteti jo nga deshira por nga halli te vepronte. Por jo me kaq. Heqja e parase dhe futja e kartes elektronike do krijoi fushe per taksimin e te gjitheve, kengetare e futbollere, te milionave spekullatoreve qe fshihen sot vetem e vetem se paraja nuk eshte me ne gjendje te realizoi kembim real e te luftohet iformaliteti e korupsioni. Nuk mundet me keshtu qe politika te tatoi 30% puntorin qe mere 2000€ dhe ai qe fiton 20 milione ne muaj , tatohet me 1000€ ose aspak. Politika heshte, se ne ditet tona , kapitalisti po eleminohet dhe milioneret e rinje,qe jane kapitalistet e rinj qe nuk kane lidhje me prodhimin, jane politikane.

  2. xenisllobos says:

    Mire talleshin Amerikanet me sistemin tatimor pervers:
    Jef Besos: Tax me if you can!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje