Universiteti Politeknik firmos marrëveshje bashkëpunimi me Landfillin e Sharrës

6 Korrik 2021, 11:01Sociale TEMA
Universiteti Politeknik firmos marrëveshje bashkëpunimi me Landfillin

Studentët, kërkime shkencore dhe punësim në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve

Universiteti Politeknik i Tiranës do të kthejë Zonën e Trajtimit të mbetjeve në Zonë të kërkimeve shkencore.

Marrëveshja midis shoqërisë koncesionare që operon në Sharrë “Integrated Energy” dhe Universitetit Politeknik, u firmos nga rektori i universitetit Politeknik prof dr. Andrea Maliqari dhe nga administratorja e “Integrated Energy” zonja Ariola Kodra.

Sipas kësaj marrëveshje studentë të fakulteteve të ndryshme në këtë Universitet do të kenë mundësi të zgjerojnë studimet e tyre në fushën e energjisë së rinovueshme dhe atë të trajtimit të mbetjeve, të mbrojnë doktoraturat dhe punimet shkencore në Landfillin e Sharrës.

Universiteti dhe shoqëria koncesionare “Integratet Energy” nëpërmjet këtij bashkëpunimi i hapin rrugën shkëmbimit të eksperiencave si dhe punësimit të të rinjve në këtë sektor inovativ sic është trajtimi i mbetjeve.

Universiteti Politeknik është universiteti i dytë publik, pas Universitetit Bujësor që firmos këtë marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë koncesionare IEBV.

Administratorja e kompanisë znj Arola Kodra premtoi dy vende pune për studentët ekselent të Universitetit Politeknik të Tiranës.

 

1 komente në “Universiteti Politeknik firmos marrëveshje bashkëpunimi me Landfillin e Sharrës”

  1. Degelisi says:

    Cfar eshte ky “landfillin”?
    Kur ndihesh inferior ndaj gjuheve te huaja ngelesh medioker per gjithe jeten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje