Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ka paditur gjigandët teknologjikë të Google, Twitter dhe Facebook. Trump pretendon se ai është viktimë e censurimit.
Padia e tij shënjestron edhe drejtuesit ekzekutivë të kompanive. Trump është pezulluar nga llogaritë e rrjeteve sociale në Janar mbi shqetësimet për sigurinë publike pas përleshjeve në Capitol.
Të mërkurën, Trump e quajti padinë një zhvillim të bukur të lirisë së fjalës. Në një konferencë për mediat nga resorti i tij i golfit, Trump tha se kompanitë e rrjeteve sociale dhe demokratët po mbrojnë keqinformimin.
Në padi, Trump kërkon me urdhër gjykate që t’i jepet fund censurimit ndaj tij. Trump shton ndër të tjera se “nëse pezullimi i bëhet një presidenti, atëherë mund t’i ndodhë kujtdo”. Në lidhje me padinë nuk ka reaguar asnjë prej kompanive.
E drejta e shprehjes, besimit dhe opinionit duhet te jene te shenjta. Ne kete kuptim, Trump ka te drejte. Thene kete, media sociale ka obligimin qe te bej fact check dhe pas cdo deklarate te njerezve publike, duhet te bej nje shenim e vertet ose jeshile, ose e pavertete dhe e kuqe. Keshtu njerezit te kene mundesi te informohen me te verteten. Psh Trump u shpreh ne nje moment se Rrota eshte me e vjeter se Muri. Ne kete moment duhet patjeter te dale nje flamur i Kuq qe eshte baraz me E Pavertete. Per me teper pavaresisht pozicionit ne shoqeri, nese fjalet e dikujt si ne rastin e Trump sjellin pasoja si ato te 6 Janarit, atehere personi duhet te denohet rreptesisht, gje qe nuk ndodhi.