Turma me 600 vetë linçon italianin në Honduras, akuzohet se vrau fqinjin

9 Korrik 2021, 22:25Bota TEMA

Një italian është masakruar në Honduras nga banorët e fshatit ku jetonte, pasi akuzohej se kishte vrarë një fqinj.

Ngjarja makabre është regjistruar në një zonë në jug të shtetit të Amerikës Qendrore, ku Giorgo Scanu jetonte prej disa kohësh.

Mediat italiane shkruajnë se policia lokale ka raportuar për një turmë me 600 persona, shumica të armatosur me shkopinj, hanxharë dhe gurë, kanë hyrë në shtëpinë e italianit me synimin e qartë për ta vrarë, diçka që policia nuk ka mundur ta shmangë.

Scanu jetonte në lagjen Los Mangos të një fshati të vogël të quajtur Yusguaré. Pavarësisht pranisë së efektivëve të policisë, turma nuk është ndaluar dhe e ka vrarë, duke i djegur edhe shtëpinë dhe makinën.

2 komente në “Turma me 600 vetë linçon italianin në Honduras, akuzohet se vrau fqinjin”

  1. Cajupi says:

    Lincon ????? o gazekare kur do mesoni te shkruani shqip

  2. Tirons says:

    Kanibal hesapi. E ka fajin italiani qe shkon atje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje