Në një nga videot e fundit të ministrisë ruse të mbrojtjes tregohet në veprim mitralozi i pasëm i bombarduesit të rangut të largët Tupolev Tu-95MS Bear-H teksa qëllon breshëritë e plumbave 23mm. Megjithë pamjen e tij disi të vjetëruar Tu-95MS është relativisht më i ri se homologu i tij amerikan B-52H — dhe një nga avionët e rrallë luftarakë të pajisur me mitraloz nga prapa.
Pamjet tregojnë avionët në manovrat e rregullta ku praktikohet lëshimi i raketave ndaj objektivave në Arktik.
Sipas ministrisë së mbrojtjes, bombarduesi ishte ngritur nga baza ajrore e Saratov, në jugperëndim të Rusisë dhe fluturoi rreth 3000 km, pas një furnizimi në ajër.
Në komente thuhej se bombarduesi në pamje Tu-95MS, ishte ngritur nga baza ajrore Ukrainka në Lindjen e Largët ruse, që është një bazë e rëndësishme strategjike e vendit, me tre skuadronë bombarduesish të tillë.
Tu-95MS është duke kryer një proces modernizimi, por grykat e mitralozit të pasëm mbeten i njëjti dizajn që prej krijimit në vitet 1950.
Tema çi keni keto se late nam. Apo skeni çfare lajmesh te nxirrni. Po çi duhet “mitralozi” atij, apo te vrasi laraska. Kete e gjuajne raketat ajer-ajer te drejtuara me radar,te avjoneve gjuajtes NATO, 100 km larg (over the horizont/shoot and forget) para se ta kuptoje se çfare e goditi. Kjo eshte propagande fshatareske e Rusise. Keto i kane ngelur si mjete, e me ato mburret. Nuk perballon dot financiarisht NATO-n (USA kryesisht) me shpenzimet ne fushen e mbrojtjes. Mos u trembni e pushime te mbara!
KLM! ?
Reklamë e Sputnik News!
avion i kohes pordhes
Nga baza e Kucoves e paskan mare kte? Haa
Burduvelet e rusit , na reklamojne mitrolozin nga mbrapa , pastaj ??? Beini nje krahasim me B-52 dhe do te kuptoni gjithcka ……