Policia ka vënë në pranga paraditen e sotme, juristin e Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.
Sipas “Balkanweb”, juristi është arrestuar pas një hetimi të Prokurorisë së Durrës për një parcelë prej 2000 metra katrorë, në zonën e Plepave. Juristi Mikel Zaho akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Kjo nuk është hera e parë që Zaho bie në prangat e policisë, pasi ai u arrestua dhe më parë pas dosjes së Kepit të Rodonit, por u la i lirë.
Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, i cili ka kërkuar arrestimin e disa personave kështu që në vijim priten të tjera arrestime.
Ne Shqiperi bejne vaki keto gjera??? arestohet heren e pare dhe vazhdon te punoj si jurist dhe njerzit besojne dhe e marin akoma per te bere negociata???
Ne asnje vend te botes nuk ben vako kjo gje sepse nuk mund ti besohet me nje njeriu i cili arestohet njehere per korupsion dhe ti te shkosh prap tek ai,sepse ai njihet tashme si jurist i koruptuar ( Vetem ne Shqiperi bejne vaki keto gjera) popull idiot