Zbulohen detaje tronditëse në lidhje me jetën e Eglantina Bucit, e cila u gjet e vrarë dhe e groposur në Malin me Gropa, me 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj.
E ftuar në studio përballë gazetares Evis Ahmeti në emisionin “Me zemër të hapur”, ka qenë mamaja e Eglantina Bucit, e cila tregoi se si pa kuptuar askush, Eglantina kishte ikur nga shtëpia, ndërsa shfrytëzohej për prostitucion nga ata që i cilësonte ‘koka shteti’.
E mban mend momentin kur iku?
Unë jam e sëmurë, jam invalidë. Isha atë ditë në vizitë me doktorin. Faiku më çoi në spital. Ardi, djali që më ka vdekur, mori në telefon. I thamë Eglantinës shko e merr disa lekë dhe mi jep mamit se do ikim në spital. I thamë; A po vjen me ne në spital? Jo më tha do rrijë me Ardin.
Unë duke pritur në spital, mori djali; ‘O ba, eja se Eglantina nuk duket kurrkund’. Ne menduam se kishte ikur me të fejuarin. E morëm në telefon dhe tha se jo. Denoncuam në polici. Por policia ka faj. Ata e dinë se kush është fajtori. Dihen të gjithë. Edhe dëshmitari ka dorë. Tri ditë më parë ka ardhur në makinë e bardhë, ndali para shtëpisë.
U çua Faiku dhe pa një tullac me bluzë me krah të shkurtër. Nuk dyshuam asgjë. Se dinim që vajza e fejuar mund të ikte. Se di me sa persona ka ikur Eglantina. Ajo e dinte që ne kishim disa lekë. Shkëlzeni punonte shumë. Kishte një dyqan te 9-katëshet. Ajo mori 18 mln e gjys, dhe të gjithë florinjtë që i dha ai djali. Mori dhe një çantë dore.
Kur u kthye ajo?
Eglantina na ka thënë; O mami mos më kërkoni. Jam me koka të shtetit. Jam duke më përdor shteti mam. Ata persona paguheshin. Vajza ka kryer prostitucion te Selvia, në Vlorë, në Don Bosko. Ajo ka thënë që; ky personi më ka marrë lekët, dhe më ka detyruar që të prostituojë.
Ata e kanë torturuar, e kanë rrahur. E kanë çuar në plazh dhe thoshte se brenda një nate e kanë detyruar 50 persona. Vetëm dy byrekë në ditë. Kam frikë me fol se jam vetëm.
A je kërcënuar?
Jam kërcënuar dhe më kanë lënë fishekë pistolete te porta. Kur na rrëmbyen vajzën. Na e kërkonin vajzën me këmbëngulje. “Po të duash t’i i mbledh njerëzit që mos ta kërkojnë Elgantinë”, më thanë. U vunë të gjithë në lëvizje për të gjetur Eglantinën.
Vetëm një polic na ndihmoi dhe atje ka gjetur vajzën nudo krejt në një lokal nate. E kanë çuar në shtëpi, e kanë veshur, e kanë çuar në rajon pastaj. Na njoftuan më pas ne me Faikun që të shkonin në polici.
A kishte frikë Eglantina nga babai dhe Faiku?
Jo kurrë në jetë. Ajo është e vdekur, por dhe ne jemi të vdekur, por në jetë.
Sa krime nuk jane te deklaruara ala nga banda e shpellareve
me i qit ne drite , varet mer sheshit skanderbeg salih qeni terbum
Shqiptari eshte mbetje e dy Perandorive asaj Greke dhe Turke.
Prandaj nuk kane derman dhe nuk behet shtet me kriminele.
Per cdo gje kane faj “te tjeret” qe jane katandisur si mos me keq.
Bandat jane niveli me i larte i organizimit te “Njeriut te Ri”, prodhim parafabrikat i modelit se si duhet te jete njeriu sipas Partise se lavdishme te Punes. Po ashtu, bandat jane shkalla me e larte e te menduarit dhe vepruarit si komunist i devotshem, sipas interpretimit dhe implementimit qe cobanet e dheneve nga Tropoja dhe Dukagjini, Kuci dhe Progonati te Kurveleshit, si dhe Skrapalinjte e Cepanit apo Verzhezhes, i bene dhe akoma vazhdojne ti bejne “Kapitalit” te Marksit.
Shqiptari eshte mbetje e dy Perandorive asaj Greke dhe Turke.
Prandaj nuk kane derman dhe nuk behet shtet me kriminele.
Per cdo gje kane faj “te tjeret” qe jane katandisur si mos me keq.
Ky rast duhet hetuar, sepse kjo eshte bande qe vepron ne Shqiperi.
Se kush eshte perfshire, le ta gjeje Prokuroria, nuk eshte e veshtire, njerezit jane aty, vazhdojne te prostituojne vajza te tjera, neper hotele, apo shtepi prostitucioni
Pilo ,
Prokuroria e Spak deri me sot ,ka ber e ben te kunderten .
Nuk zbulon por mbulon krimet Mostruoze te Bandes se Lalzit ,
qe nuk guxojne as ta permebndin si Qendra e Korrupsionit nderkohe qe kapen me gjera qesharake ,
thjeshte per show mwdiatike ,me zv/Min sepse ka marre 1 celulare dhe nji Kg Peshk !!!!!!!!!!!!!
Ktyre duhet ti themi Drejtesi neve ?????
Ne s’jemi Afrikan Xhungle !
Kush jane keta dy persona ne foto?
Nqqse jane tutoret, ata duhen futur menjehere ne burg.
Ajo ka qene vajze minorene, dhe ata kriminele duhet te paguajne per keto krime, bashke me banden e tyre.
Keto organizata jane familjare, jane vellezerit, niperit qe i cojne ne shtepi te ndryshme keto vajza, i rrahin, i ushqejne si kafshe.
Sjellin permanent ne biruca, per ti shitur tek klientet.
Keto organizata kane te pakten 5-7 veta.
Keta dhjerojratet jane shume pushta. Edhe ne velen e par 92-97 ishin
si te terbum.
Ç’thu o “banda”, po Sali Ram Berisha, eshte “ajka e burrerise” o i paudhe, si guxon e shan “yllin e yjeve”, burrin “me te larte qe ka nxjere Kombi jone i lashte.
Kjo paska pasur baba, vella dhe te fejuar dhe askush nuk e dinte qe kjo po prostituohej?
Dhe te gjitha keto ndodhinn ne fshehtesi te plote?
Ose kjo e ka bere me deshire ose ketu ka dicka qe nuk shkon.
Kjo nuk justifikon sigurisht shtetin kriminel anti Shqiptar me ne krye Sali Berishen.
O Pargali!
Njerzit jane qire, qihen dhe do vazhdojne te qihen, si ne kohen e Romes se Lashte dhe Kartagjenes, Qesarit dhe Kleopatres, Jesus dhe Muhametit, Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit, Skenderbeut dhe Ismail Qemalit, Mao Ce Dunit dhe Ten Hsiao Pinit, Konfucit dhe Nices, Napolonit dhe Hitlerit, Duces dhe De Golit, De Gasperit dhe Trumanit, Churrchillit dhe Mahatma Ghandit, Erion Braces dhe Palokes, Enverit dhe Zogut, Rames dhe Bashes, e po ashtu, edhe ne kohen e Saliut te Madh, lules dhe ajkes se te gjithe pidharve te kesaj bote, te pakten qe nga epoka e bronxit e ketej.
Kokrra e mashtrueses kjo nena, kjo që flet tani, ose e bija që i ka thënë që na paskësh shkuar me 50 kliente në një natë.
E si mund t’i besohet në fund të fundit Evis Ahmetit dhe emisionit të saj “Me zemër te hapur” që është kthyer në fakt në emisionin “Me fytyrë të fshehur”.
Kjo Evis Ahmeti është një injorante, flet një shqipe te bastarduar, jo llogjike, manipulon ngjarjet, sjell vetem njërën palë të tregojë përrallat e veta, ju bën moralizime bajate viktimave që sjell në emision të ndjekura nga llafollogjitë po aq vulgare të juristëve dhe sociologëve të ftuar të cilët bëhen kështu me prezencën e tyre, sfondi dhe kopertura e një skeme korruptive të ca studjove në disa televizione kombëtare, ku shfrytëzohen ca viktima për fitime të pronarëve të TV-ve dhe të gazetarëve që sajojnë këto shpifësira sociale.
Nuk asgjë edukative, asnjë progres shoqëror dhe asnjë përfitim për viktimat e skenës, me pëjashtim të ca kacidheve që u jepen atyre në shkëmbim të zbrazjes se zorrëve të barkut për një publik po aq perverse sa gazetarët që perfitojnë prej tyre.
Ajo që është edhe më shqetsuese është se ky skandal është kthyer në epidemi, pothuaj në çdo TV do gjesh simotra të Evis Ahmetit, madje edhe gazetarë me kulturë dhe të artikuluara si Milori, tek Historian Ime, kanë bjerrë integritetin e tyre moral, intelektual dhe profesional për të ngjyer kafshatën e thatë të bukës së tyre me pak dhjamë nga mizerja ku jetojnë një pjesë e mirë e njerëzve te shoqërisë sonë.
Po të shohësh diçiturat e këtyre emisioneve, të Evis Ahmetit përshëmbull, në YouTube apo FB, janë me formulime të tilla si, e kapi me dashnorin në krevat me fëmijët, që të klikohet sa më shumë, edhe pse gjatë transmetimit do dëgjosh përbetime fallco se prokupimi kryesor i emisionin është interesi për fëmijët e personazheve dhe mirëqenja e tyre.
Shoqëria civile e jona dhe institucionet përgjegjëse të shtetit duhet të ndërhyjnë për t’i dhënë fund kësaj maskarade mediatike që farsën e sistemit tonë gjyqësor që po gjymton dhe masakron familjet tona të stresuara dhe deformuara tashme nga tranzicioni i dhimbshëm deri në kockë, po e nxjerr më tej, të baltosur dhe nxirrosur në ekstrem, për disa përfitime monetare dhe moralizime mediokre të ca gazetarëve akoma më mediokër.