Nga Aranit Muraçi
Është kjo katandisja e hekurudhave tona sot. Rreth 10 vite më parë mbi këtë urë kaloi treni i fundit i marrë me qira nga këngëtarja Elvana Gjata, për xhirimin e një vidioklipi të një prej këngëve të saj.
“Lejla” titullohej kënga e saj, ndërsa treni ishte ngjyrosur me ngjyrat e “Rilindjes”. Disa përfaqësues të PD-së vrapuan të filmonin dhe të denonconin ngjyrat e pazakonta, por ekipi i këngëtares iu tha se ka kohë që treni nuk ekziston dhe ngjyra e përzgjedhur nuk ka lidhje me PS-në, por me titullin e këngës. E tillë ishte vëmendja dhe interesi që kishte treguar politika karshi hekurudhave.
Ironikisht kjo vepër i përket komunizmit.
U ndërtua tre dekada pas Luftës së II Botërore, gati po aq vite sa kanë kaluar sot pas rënies së regjimit. Në Shqipërinë e prapambetur treni që në fillimet e periudhës komuniste nga Tirana shkoi në Vlorë dhe Shkodër, duke lidhur dy kryeqendrat e veriut dhe të jugut me kryeqytetin. Pastaj deri në Pogradec, duke përshkruar male dhe kodra, pothuajse ashtu si kudo në Europë, në një terren të ngjashëm si në Zvicër.
Sot treni i vetëm që na ka mbetur, për arsye ende të paqarta, ka ngecur mes Tiranës dhe Durrësit!
Një inxhinier i kohës, i thyer në moshë dhe i kthyer nga emigracioni nuk i fshehu emocionet, ndoshta ngaqë ura i riktheu kujtimet e viteve të rinisë. E shihte atë me nostalgji dhe me keqardhje. Ishte katandisur hekurudha, si mos më keq? Tha se kjo vepër u ndërtua në fillim të viteve ‘70, me mund, djersë dhe sakrifica të shumta nga ajo që quhej ‘klasa punëtore’, të rinj vullnetarë përfshirë edhe studentë, të cilët erdhën nga të gjitha trevat e Shqipërisë, punohej dimër dhe vepër, natë dhe ditë, pa pushim, vetëm e vetëm që edhe Shqipëria të kishte hekurudha si e gjithë Europa.
Me keqardhje inxhinieri konstatoi se djersa dhe mundi i shqiptarëve për t’i ngritur të tilla vepra që sot do të kërkonin miliarda euro kishte shkuar për skrap. Mbi çfarë modeli ekonomik e projektuan këta Europën, kur në Gjermani dhe Zvicër, andej nga kishte emigruar ai tha se treni përshkruante çdo fshat dhe jo vetëm qytete, në çdo orë të ditës.
Është bërë edhe një film me titull “Treni niset në 7 pa 5”, që tregonte se sa shpejt e fituan shqiptarët kulturën për të udhëtuar me tren.
Ka parti që sot në këto 3 dekada ende mburren edhe për ato rrugë që i ndërtuan me para të marra kryesisht borxh, duke kontraktuar dhe paguar kompani dhe ekspertizë të huaj, ndërsa borxhi mbetet ende për t’u paguar nga shoqëria shqiptare.
Ato mburren me injorancën e tyre, apo të shqiptarëve!
Me përafërsi nga Elbasani deri në Pogradec, për të ngritur hekurudhën sot, do të duheshin rreth 10 miliard euro, një shifër gati e pamundur nga çdo qeveri postkomuniste.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Jo, si Greqia, as si Kroacia, Sllovenia. Serbia dhe Mali i Zi do të mbeten shumë pas nesh.
Cili vend tjetër në Ballkan nuk ka hekurudha sot, të cilit nuk i nevojitet më treni si një mjet më komod transporti dhe më i lirë për mallra dhe pasagjerë. Kush e zhduku trenin në Europën ku duam të shkojmë, si një mjet transporti që i sjell dëm ekonomisë.
A di kush, ka në Europë, ndonjë vend tjetër që ka mbetur pa tren?
Do ta bëjmë Shqipërinë si Zvicra! Kemi edhe ne male në Alpe, kodra, fusha, lumenj dhe liqene, pasuri nëntokësore dhe mbitokësore, dhe madje për turizëm kemi edhe detin që nuk e ka Zvicra. Për shumë vjet Shqipërisë iu premtua se do të bëhej si Zvicra.
Sloganet pas ndryshimeve politike të 30 viteve më parë vazhdojnë dhe përsëriten. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, zgjohen edhe sot, herë pas herë. Poshtë komunizmi! Ai na e ka fajin edhe sot në politikë dhe ekonomi!”
A ishte ai një slogan politik, përmes një modeli ekonomik piramidal që nisi dhe duket se nuk është ndalur duke u shfaqur herë pas here në një formë a tjetër, me moto që politikisht ka kuptimin: Poshtë komunizmi, grabit çfarë të mundesh dhe sa ke mundësi, Europa vjen vetë këtu, në Shqipëri!
“Ekspertë” ekonomie me etiketë dhe me “brirë” në ballë, për plot 30 vjet flasin me “ekspertizë” për terma si inflacion, deflacion, ekspansion, infrastrukturë, teknologji, kapital, punë, treg dhe konkurrencë e lirë, oligarki, korrupsion, menaxhim, administrim, marketing, financim, subvencionim, GDP, mirëqenie, çmime reference, efiçencë, projekt, efektivitet, produktivitet, lidership, motivim, shpërblim, dhe kur i japin shpjegim “shkencor” ekonomisë ndonjëherë përdorin edhe termin falimentim.
Shqipëria, një vend bujqësor dhe blegtoral, në mungesë të një modeli ekonomik që nuk e ngriti kurrë dhe duke qenë se shkatërroi më herët uzinat dhe fabrikat e përpunimit në vend që t’i zhvillonte dhe t’i kthente ato në faktor prodhimi, eksporton sot produkte dhe nën-produkte bujqësore dhe blegtorale nga vende fqinje, deri tek gjalpi, qumështi, djathi, mollët, ëmbëlsirat, lëngjet e frutave, konservat etj.
Me gjasa, përmes kësaj politike dhe modeli ekonomik, ndonjë parti do të kërkojë në tre dekadat e ardhshme zbulimin e anijes më të shpejtë kozmike dhe do t’ju premtojë shqiptarëve se nuk do të jetë as SHBA, as Rusia, as Kina, as ndonjë vend i BE, por ata që do të shkojnë të parët në Mars.
Me shume informacion mund te gjeni tek http://www.hekurudha.com
Ky idiioti ka shkruar çarçaf me llafe e nuk thote as se ku ndodhet ura
Aranit, informohu mire. Ndertimi i hekurudhes ka filluar ne kohen e Naltmadhnis, megjithese vetem per transport mallrash. Akoma nuk keni dale nga propaganda 45 vjecare qe i vuri kryqin cdo zhvillimi pozitiv dhe ne interes te shqipetareve para 1945.
O Bazi I Conit. I thua ti ketij gazetari informou mire. O pika qe nuk te ka rene or turkoshak. Komunizmi ishte diktature per pakicen si puna jote dhe demokraci per shumicen. Ishte kjo shumice qe e deshi ate sistem qe realizoi hekurudhat, HEC-et, arsim,shkence e shume e shume te tjera. Eshte kjo pakice qe I beri njerzit te heqin breket, te shkerdhejne njeri tjetrin dhe te gjithe po ikin dhe nuk dihet ku vene.
Majakovski, respekte.
Keta debilat edhe Enverin kurvduanbta shajnë, nuk dinë si ta shajnë.
Pika me e fuqishme e diktaturave eshte qe ato kane shumë fuqi te perqendrojne fuqine punonjese te nje populli, ne nje masë qe demokracia (i thençin) nuk e bën dot.
Në ekonomine e tregut nderton vetem paraja.
Në socializmin e Enverit, nuk ndertonte paraja, por forca prodhuese e lire e popullit. Prandaj u ndërtuan vepra kolosale, te cilat mendja katunare e Saliut dhe Metës nuk i kapte dot, dhe i vodhen vetem per vete.
Diktatura duhet share per krimet qe bëri, por Jo per ato qe ajo i bëri shkelqyeshëm, si aresimi, shëndetësia, elektrifikimi, bujqesia e perparuar, bonifikimi i tokave, ndërtimi i 605 rezervuareve vaditese, mbjellja e bregdetit të jugut me ullinj e portokalle, dhe rendi publik.
Ka gjera per te sharë. Sa të duash, por Jo keto më lart sepse:
– e para, kush e bën duket idiot
– e dyta, nuk të degjon më njeri
Por keta qe shajne nuk flasin me kokën e tyre. Keta flasin me trute e Komunistit Sali, dhe te Lolos së tij, Bashës pa bosht.
Coni, po hidrocentralet, uzinat e fabrikat, rruget, spitalet kur filluan ne kohen e zogut?Po ne kto 30 vjet cfare u be?Po kur ske respekt dhe per prinderit e tu(ose dhe ti)qe kane punuar e rropatur per kte vend, e ne kto 30 vjet Shqiperia u zhvat deri ne themel…!
Fatkeqesisht keto 30 vjet nuk u ndertua asnje spital asnje hidrocentral,asnje stacion hekurudhor i ri (u prishen edhe ata qe ishin) asnje ndertes bashkie …. asgje.
Edhe pishat qe u mbollen ne bregdetin e Vlores ,Fierit,Divjakes,Shengjinit,Durresit po prihen e digjen.
Harrova … u ndertua ky spitali ne Fier me ndihmen e Turqis.
Pse a nuk jane ndertuar me qindra xhami ?
Cdo tjeter ti ? Do edhe hallve tashi ?!
Nuk deshta sot të komentoj në Tema por pasi e lexova arikullin vendosa ta jap një përgjigje që ma dha profesori im i historisë:Çuni im shqipëria do të bëhet kur do zhduket Saliu me 70%të popullatës që e ndjekin ate!Nëse nuk beson pyete babain tënd që ka koxha vite të tregon.
Për çudi babai i dha të drejtë profesorit tim!!!!?
[email protected]!
Të paska mbetur ora tek kamunizmi dhe propaganda komuniste, i varfëri ti!
Shkrimi i mësipërm është një realitet krimonal i qeverisë tënde me në krye sali bandit komunistin, që i vuri rruspën çdo pune me djersën e popullit të bërë gjatë 45 vjeteve.
Kush ne Ballkan, në Evropë dhe në botë i prishi hekurudhat dhe hoqi trenat? Di ti mavri, të na thuash ndonjë rast? Miliarda euro duhen për ta rivënë në punë këtë transport prej rreth 500 km rrugë hekurudhe, transporti më i lirë në botë! Ku gjenden sot këto miliarda euro për këtë punë, që ishte në funksionim? Asnjë qeveri nuk mundet ta marrë përsipër.
Ky është një nga krimet e sali kriminelit, për të cilin fuhet te përballet me gjykatën e popullit. Lejoi shkaterrimin e hekurudhave, i çoi per skrap jashtë vendit…
Nuk ka asnjë lidhje shkrimi me propagandën komuniste, por tregon një realite kriminal nga qevritë tuaja antishqiptare, ku kontribut në këte krim ke edhr ti.
Varferimi i Shqipërise nga kjo keq qeverisje, do t’i kushtojë për dekada më shumë taksa popullit shqiptar.
Përgëzime për shkrimin dhe analizën, i nderuar gazetar!
Coni, po hidrocentralet, uzinat e fabrikat, rruget, spitalet kur filluan ne kohen e zogut?Po ne kto 30 vjet cfare u be?Po kur ske respekt dhe per prinderit e tu(ose dhe ti)qe kane punuar e rropatur per kte vend, e ne kto 30 vjet Shqiperia u zhvat deri ne themel…!
Ne qoftese nuk e kam gabim ,behet fjale per uren e bushtrices nen kembet e Xhyres,nje nga me te lartat e vendit.Eshte ndertuar ne vitet 1972-1973 kur ndertohej hekurudha Elbasan -Guri kuq (Pogradec).Ndertimi i saj kishte qellimin te binte ne kombinatin Metalurgjik mineralin e hekurit nga minierat e asaj zone.Ne ndertimin e saj punuan punetore te ndertimit te hekurudhave ne vend.Punuan ne ndertimin e saj dhjetra e qindra nxenes e studente.Propaganda e asaj kohe na thosh se hekurudha eshte zhvillim i madh dhe do ti jape hov te ri zhvillimit ekonomik te vendit.
Ne komente vura re se thone qe hekurudha kish filluar te ndertohej qe ne kohen e mbreterise.Nuk kam lexuar kund nje informacion te tille,qofsha i gabuar.Di qe ne Vlore Italia kishte ndertuar dy Dekovile(Trena lokale)per te prure ne port kripen e Nartes dhe seren e Selenices.I pari u prish shume shpejt dhe mbahet mend nga pak njerez qe jetjne sot.I dyti vazhdoj funksionimin e tij deri rreth viteve 1975.Kuptohet,pjese e interesave ekonomike.Prishja e hekurudhave pas 1990 eshte strategji e gjithe shkaterimit ekonomik te vendit.Po te funksiononte treni mallrave e i pasagjereve dhjetra fugone nuk do kishin pune e do krijonte andralla qeverive.Evazioni fiskal do te ishte me i vogel dhe kontrolli i levizjes me i lehte.Ne mendimin tim do te degjonim me pak ngjarje.Anarshia e organizuar ne keto 30-vjet i jep jete demotakercita.Kemi kohe,ne pleqte qe ngopemi me pensione qesharake e me sllogane “POSHTE KOMUNIZMI”Kemi 30 vjet qe mbahemi me shprese dhe rrojme ne varferi ekstreme.Kjo nuk eshte Europa qe duam por skemi c’far te bejme.
E pars: gjithcka e prishen vete komunistet, shikoni ndonje jo-komunist ne PD-e?
E dyta: ne vetvete ishin realizime te medha, por a i sherbyen mireqenies? Jo. Ne fshat, per 10 ore pune me lopate, paguheshe 4 leke te reja sa kushtonte nje buke.
Ne qytet, dicka me mire