Astrit Patozi: Nëse opozita mbetet vetëm te PD, Rama e ka të garantuar mandatin e katërt

15 Korrik 2021, 09:06Politika TEMA

“Herësi vdiq, por mbreti mund të ngjallet. Vendimi ishte i drejtë, por rreziku ekziston pasi dy palët mund të ulen sërish dhe ta fillojnë nga e para. Kjo do të ishte një gjë e shëmtuar, por ka pak gjasa të ndodhë pas këtij vendimi, i cili shpëton zgjedhjet e radhës”.

Kështu u shpreh për  A2, Astrit Patozi nga Bindja Demokratike për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me herësin në zgjedhjet e fundit.

Më tej, Patozi u shpreh se nëse zgjedhjet do të zhvillohen nesër, atëherë ky herës nuk do të jetë më funksional dhe ky është një lloj shërbimi.

Astrit Patozi theksoi palët janë të gatshme të ulen dhe të bëjnë reformë të re zgjedhore edhe pse kanë akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve.

“Nëpërmjet kësaj kauze ne treguam me gisht autorët. Të dyja palët nuk kanë folur dhe kjo tregon se të dyja janë kapur në flagrancë.

Kanë dhënë shenja që janë të gatshëm të bëjnë një reformë të re zgjedhore, disa zëra të PD, ndërkohë që thonë se PS u ka vjedhur zgjedhjet.

Sapo të futen në parlament janë të gatshëm të ulen me hajdutin dhe me hajdutin e zgjedhjeve duan të bëjnë një marrëveshje tjetër”, u shpreh Patozi.

Në fund, Patozi u shpreh se nëse opozita shqiptare mbetet vetëm te PD, Rama e ka të garantuar edhe mandatin e katërt.

1 komente në “Astrit Patozi: Nëse opozita mbetet vetëm te PD, Rama e ka të garantuar mandatin e katërt”

  1. xhoxhi says:

    Astrit ndëro mëndje.Keni 30 vjet vetëm thërisni vjedhje votash.Po ske turp?Pse nuk bërtisnje kur vithte Berisha ?Pse ngrije dorën të digjeshin kutitë?Ai që nuk vjeth i hap kutitë që pretendohet se vidhen votat numërohen dhe del e vërteta.Paria demokratike ska fituar asnjëhere zgjedhje por ka vjedhur dhe ti del sot dhe thua u vodhën.Ka të huaj që shikojnë dhe ata thonë se megjithse ka probleme zgjedhjet janë të pranueshme.Kaq dhe mbyllet problemi i zgjedhjeve dhe jo në çdo dalje para kamera dëgjojmë vetëm vjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje