Edi Rama: “Sekreti” i mandatit të tretë dhe ç’më kërkoi një plak tej malit të Tiranës

14 Korrik 2021, 17:42Politika TEMA

Kryeministri Rama i rrëfeu ish-kryeministrit greke George Papandreu, me kërkesë të këtij të fundit, “sekretin” e marrjes së mandatit të tretë.

I ndodhur në Athinë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar pikërisht nga George Papandreu, Rama tha:

“Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ja dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjë herë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve që partia që identifikohet me ndryshimin.

Për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar partinë tonë dhe të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës. 

Tjetra ka të bëjë me atë çfarë kemi bërë dhe mesa duket për njerëzit është e qarte se kjo është rruga drejt progresit dhe puna duhet përfunduar.

Ka shumë gjëra që janë më mirë nga sa ishin, por ka gjëra të tjera që duhet të jenë më mirë.

Jemi përpjekur të jemi përherë që mjaft të sinqertë me njerëzit dhe ta krahasojmë e atë që kemi bërë me atë çfarë duhet të bëjmë jemi larg. Po ta krahasojmë me atë që gjetëm dhe atë që bëmë, jemi të lumtur për t’u ndjerë të sigurt se kjo është rruga dhe të ecim përpara.

Kryeministri ofroi dhe një përvojë sinjifikative me një plak të fshatrave të thella në Tiranës.

“Po vizitoja një fshat që është përtej malit të Tiranës, që janë praktikisht shumë keq. Shkova atje, më kërkuan shkollën, kopshtin, urën dhe kur u çua një i moshuar për të më thënë: ‘Shumë mirë që je këtu, hera parë që vjen një kryeministër dhe është normale që t’ju kërkojmë.

T’i nuk do bësh asgjë se ne jemi shumë larg për të marrë vëmendjen e qeverisë, prandaj unë kam një kërkesë: Sillu mësues anglishteje fëmijëve tanë. Të gjithë nxënësit heshtën. 

‘E shikon këtë malin tha, qyteti është nga ana tjetër, është shumë lart që të ecin atje, por po t’u japim anglishten mund të fluturojnë’. Dhe Ballkani Perëndimor ndihet kështu, që janë një pjesë e izoluar nga pjesa tjetër e botës”, tha Rama.

13 komente në “Edi Rama: “Sekreti” i mandatit të tretë dhe ç’më kërkoi një plak tej malit të Tiranës”

  1. mark says:

    Interesant mentaliteti i Rame!? ? Balkani ndjehet i izoluar nga pjesa tjeter e botes?! ? Bota nuk eshte EU. Ka disa vende Europiane qe nuk jane ne EU, dhe aqto nuk kane problem mosqeninen ne EU, ndoshta jane me mire duke qene jasht saj. Pret Rama para nga EU me hurjen ne EU? Shtrengo rripin, ule kone e puno e mos prit lemosh nga te tjeret. Dili zot vetes.

  2. LAÇJANI says:

    Sekreti mandatit të tretë! Vjedhja, korrupsioni, kundrabanda, dhe pislleku, injoranca e P.D.

  3. Abc says:

    I NEVERITSHEM.THJESHT

  4. Lali says:

    Per çsekret ,zeza flet mor qafit i pafytyre, fitove se shftytezove pushtetin, mashtrove dhe bleve vota pa hesap me parate e korrupsionit dhe droges. Ky eshte sekreti.

  5. Ilirian says:

    Nuk më pëlqen fare ajo kërkesa e plakut dhe ajo që tregohet sikur ka thënë një gjë me vlerë, jo është shumë pa vlerë mos të themi një nga më të këqijat, praktikisht plaku po kërkon ndihmë nga shteti për shpopullim të zonës në vend që të kërkojë zhvillim për zonën ku ai jeton …

  6. ERTV says:

    A Bravooo ? ? ? artisto, pikturisto, karrikaturisto ?!
    Të doli m’zar plaku nga mbrapa Dajtit.
    Dmth kjo te intereson ty që të mësojnë të gjithë anglisht e të ikin e të ngelesh ti aty me harremin tënd Tutti frutti.
    Do ti thotenjeri ketij demagu të pistë se arsimi 9 vjecar është me detyrim dhe se shteti duhet t’ju siguroj të gjithë përfituesve kurikulat falas.
    Që i bie se dhe nqs gjuha e huaj në program është anglishtja dhe mqs atje është shkollë duhet t’ju siguroj ky Rilindsi me ato analfabetet qe ve ministre arsimi sa heq njeren e ve tjetrën..
    Mundësinë si detyrim ligjor që edhe ata të mësojnë anglisht (dhe do me shku ne Europe ti artist me keto standarte)
    Ah I shkreti ti qe e ke bërë kabinetin si harremi i sulltanit

  7. Sali Gerdeci says:

    Kujte I plasi bytha o Ilirian se nuk te pelqen ty.Ty te mjaftone perrallat me mbret qe tregone krye krimineli i Shqiperise Sali Berisha ne facebook.

  8. Pajdhany says:

    Haaa..
    Plaku do anglishten qi ta ket me kollaj kur t shkoj rrefugjat ilegal n Londer.
    Sa ven i mir qi osht shqipnija,edhe pleqt dun me msu anglisht.
    Popull me properndimor dhe proangloamerikan s ka.
    Futeni plakun n europ.
    Futini dhe nji hu anglez n byth.
    Do brohorasi anglisht ..so big..!

  9. Pajdhany says:

    Ka gallat.
    Meqe shqiptart s bojn dot shtet,Edi tall kart.
    Dhe s ka ç bo tjeter.
    T qash e t ulerish merr veten n qaf
    Tall bolet me kta njers ateher.
    Dhe t hujt rrijn e zgerdhijn.

  10. bregdetari says:

    U zgjuan berishistët dhe lulistët: Ata që nuk kanë sy apo nuk duan të shikojnë aritjet e kësaj qeverie, dhe faktin që Edi Rama është promotori i ndryshimit dhe përparimit. O të zestë ju, jetoni akoma nën tymnajën e mashtrimeve të orakujve regresiv,të cilët justifikojnë dështimin me të ashtuquajturën “masakër” zgjedhore, me vjedhje e blerje votash. Gjithshka një prallë nga e kaluara. Të zestë e të mjerët ju!!!!

  11. Buda says:

    Sekreti i Mandatit III: Kryej Reformen ne Shendetesi

  12. cccp says:

    Plehrave te pd, pasi hengren te gjatin per here te trete, nuk u ka mbetur tjeter, vec te bejne llapaqenin ne rrjetet sociale. Vazhdoni, se mandatin tjeter, prap do hani te gjatin.

    1. mik says:

      Te gjatin e kemi hanger te gjatin o byrazer. si te djathtet, si te majtet, si te qendres si dhe ato qe nuk bejne pjese askund.
      Per sa i perket analogjise qe ben Rama me ate plakun, eshte nje analogji perfekte, qe per fat te keq shume komentues e keq-interpretojne ose si dallkauke qe jane nuk e marrin vesh fare ( biles disa shkojne edhe me larg duke ofenduar nje plak qe nuk i ka bere keq kurre dhe as nuk e njohin fare !! Ky eshte niveli i komentuesve tane ).
      A e meritojme, apo a do Rama qe Shqiperia te hyje ne BE kjo eshte pune tjeter.
      Per ta merituar, edhe nje budalla e sheh qe nuk e meritojme. Por edhe sikur ta meritojme, porta e BE nuk do na hapet kurre. Jemi kombi qe kemi bere investimin me te keq per te ardhmen e vetes dhe Atdheut tone .
      Me e keqja eshte qe ky keq – investim thellohet cdo dite e me teper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje