Zv.ministrja e arrestuar për korrupsion: Vajzat shqiptare duhet të punojnë shumë, ne do i presim “kokën” krimit

14 Korrik 2021, 12:22Politika TEMA

Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda u vu dje në arrest me një vendim të Gjykatës së Posaçme, e akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.

Dyshohet se ajo ka marrë ryshfet nga dy shtetase, Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë. Por dy vite më parë, kur Voda mbante detyrën e zëvendësministres zotohej për luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Madje, në një intervistë në emisionin “Provokacja” Rovena Voda thoshtese do të goditen dhe do të bllokohen pasuritë dhe asetet e paligjshme, me qëllim që t’u pritet “koka” grupeve kriminale.

“Flas me pasion për Policinë e Shtetit për shkak se kam dy vjet në atë ministri dhe shoh nga afër vullnetin edhe punën e palodhur të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ne ndërmorëm Vetingun, një Prokurori e pastër, pse jo të kemi edhe një Polici të pastër. Sepse ata janë vija e pare që përballen me krimin.

Lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për hapjen e negociatave me BE. Ajo që po duam t’i mëshmojmë më fort është lufta kundër aseteve kriminale.

Mendojmë se nëse do vazhdojmë të godasim në bllokimin e pasurive, aseteve të paligjshme ne do të mundemi t’ia presim ‘kokën’ lulëzimit të grupeve kriminale”, do të shprehej dikur Voda për moderatorin Mustafa Nano.

Ndërkaq në një tjetër intervistë për “Vizionin e Pasdites” në po të njëjtin vit, zëvendësministrja jepte leksione jete dhe këshilla për vajzat që duan të bëjnë karrierë në drejtësi, apo të përfshihen në politikë.

“Gjëja e parë është punoni shumë. Shumë punë, këshilla e parë që dua të jap. E dyta të dinë vlerat e vetes. Të njohin vlerat e vetes së tyre.

Shpesh herë ambientet ku punojmë nuk janë shumë miqësore, të bëjnë të dyshosh te aftësitë e tua. E treta, më pëlqejnë gratë dhe vajzat kurajoze. Të jenë të guximshme.

Të guxojnë që të përqafojnë sfidat dhe ndryshimin. Këto janë tre këshillat më të mira që do jepja për çdo vajzë dhe çdo femër”, do të shprehej Voda.

10 komente në “Zv.ministrja e arrestuar për korrupsion: Vajzat shqiptare duhet të punojnë shumë, ne do i presim “kokën” krimit”

  1. Sara says:

    Te guxojne si puna jote e kishe fjalen? Jo, faleminderit…

  2. Lloji says:

    Propozoj ti qepet p!dhi me tel te ndryshkur moralistes qe na luftoi korrupsionin…

    1. vp says:

      hahahaha je i madh or ti Lloji qe ta “cpo…i”

  3. Katunari i Vicidolit says:

    BENI ASHTU SI THEM UNE, SEPSE SA TE BEHI JU ASHTU SI THEM UNE, UNE KAM MBARUAR PUNE.
    KETE KA DASHUR TE THOTE ISH ZV. MINISTRJA PER VAJZAT SHQIPETARE.
    MEGJITHATE, MOS E SHANI DHE PARAGJYKONI AQ SHUME, SEPSE CFAR DEGJOJME DHE NE NDONJE RAST EDHE CFAR NA SHOFIN SYTE, ESHTE PER TE LEBETITUR.

    SPAKU, A KA PYETUR MINISTRINE E DREJTESISE NESE DO KETE VENDE NE REC PER VIPAT E MEDHENJ SEPSE MOS NGELEN PA VEND.

  4. psikologia says:

    psikopatia ne veprim
    ju kam then qe psikopatet kerkojn pushtet

  5. psikologia says:

    psikopatia ne veprim
    ju kam then qe psikopatet kerkojn pushtet …

  6. Taulant says:

    Gjithe ministrat zv.ministrat,kryeministerat,ish kryeministrat kryebashkiaket,ish-kryebashkiaket,prokuroret,ish-prokuroret,gjykatesit,ish-gjykatesit mbas vitit 2000 e ketej duhet te denohen me vdekje.
    I kane shkaktuar krime te panumerta popullit.

  7. Asd says:

    Edhe atehere dukeshin qe ishin fjale boshe. Kush jep keshilla kuturu eshte nje idiot.

  8. AI says:

    Kjo u kap po kshu jane shumica ……

  9. vp says:

    Beni si them une….
    mos beni si bej une….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje