Nga Mustafa Nano
Për Edi Ramën, politika, më shumë se çdo gjë tjetër, është një spektakël…Dhe rolin e tij në politikë ai e përfytyron/ përkufizon si atë të një showman-i. Me fjalë të tjera, për të nuk ka rëndësi se çfarë thua, por ka rëndësi se si e thua. Me fjalë të tjera akoma, ka më shumë rëndësi të promovosh një rrenë bukur, sesa të mbrosh një të vërtetë mërzitshëm.
Ai është shumë stil e pak substancë. Dhe është kështu jo sepse nuk ka substancë (ka më shumë se aktorët e tjerë të skenës politike), por së pari sepse beson te fuqia e tij stilistike, e së dyti sepse beson që njerëzit në përgjithësi janë të prirur të tërhiqen prej dukjes, fasadës.
Këtë të fundit na e ka bërë të qartë kur i është dashur të shpjegojë ngjyrosjen e fasadave të pallateve të Tiranës në vitet 2000. Ai ka folur me atë rast për efektin e buzëkuqit te nuset e varfra dhe për efektin e fasadave shumëngjyrëshe në psikën e banorëve të Tiranës.
Bazuar edhe në këtë tipar të tijin, ai hyri në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit për të bërë atë që anglezët e quajnë character assassination.Këtë gjë e kishte bërë edhe në zgjedhjet e katër viteve më parë, duke e përkufizuar ironikisht kundërshtarin e tij si “çun të mirë, por pak përtac”. Media pranë tij i bëri jehonë kësaj gjetjeje, dhe ngadalë-ngadalë e shndërroi në një stigmë mbi kurrizin e Bashës.
Në një moment të caktuar, Rama i vuri kundërshtarit të tij nofkën kinse dashamirëse “king”, të cilën e huazoi nga zhargoni urban i kohës së komunizmit. Kuptimi ishte ai i qëmotshmi: djalë i mirë. Veçse toni ishte paternalist e përçmues.
Ndërsa përcaktorin përtac e zëvendësoi me një sinonim më të bujshëm: “gjumash”. Mediat e “konfirmonin” këtë cilësi të Bashës me një foto të këtij të fundit, ku ai shfaqet duke bërë pafajësisht një sy gjumë në avion apo me lajme që thoshin se ai kthehej në shtëpi për të fjetur në orët e pasdites.
Si provë për këtë jepej fakti që Basha nuk shihej kurrë pasditeve në qytet, në ndonjë bar apo restorant, duke shëtitur në bulevard apo për ndonjë vrap të lehtë në parkun e madh të qytetit. Ishte e qartë se çfarë Basha kishte synuar t’ia merrnin për përkushtim familjar, propagandistët socialistë ia shitën për letargji publike. Dhe jo pa sukses. Kjo lloj fushate ngjiti te një pjesë e votuesve.
Basha kishte dalë i dobët prej zgjedhjeve të katër viteve më parë. Qeveria disamujore PD+PS, të cilën Basha e konsideroi në të nxehtë si një fitore të tijën, më saktë si një garanci (mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve) që ai ia mori “me pahir” kundërshtarit të tij, u lexua më pas prej shumë vetëve, sidomos prej demokratëve, si një kurth që dhelpra Rama ia kishte ngritur qengjit Basha.
Me shumë gjasë, me këto përcaktime (“mashtrues” për Ramën e “naiv” për Bashën), demokratët po ushqenin një paranojë të tyren pas humbjes. Këtë e bënin sepse kishin nevojë për një alibí pas humbjes dhe evidentimi i Ramës si i paskrupullt, i pabesë, i poshtër, ua jepte këtë alibí.
Mirëpo, dashje pa dashje, po e vizatonin kreun e partisë së tyre si sylesh e tuhaf, që e hante si pa të keq karremin e kundërshtarit të tij. Sidomos kur ky karrem ishte një copë pushteti. Dhe ishte kjo që Rama e shfrytëzoi në zgjedhjet e fundit. Hapi fjalë gjatë fushatës se ishte i gatshëm të qeveriste vendin në krye të një koalicioni të madh PS+PD, duke lënë të nënkuptohej se për këtë ishte marrë vesh edhe me Bashën.
Synimi: t’u mbushej mendja demokratëve se gjërat ishin kopsitur dhe se vota e tyre nuk kishte asnjë rëndësi. Ka ende njerëz që e besojnë këtë version dhe u thotë mendja se në shtator, ose e shumta gjatë vitit tjetër, Shqipëria do të drejtohet nga një qeveri me Ramën Kryeministër e me Bashën zëvendëskryeministër, sido që nuk ka asnjë provë mbi ndonjë marrëveshje të tillë parazgjedhore.
Ramës i është dashur, sigurisht, të flasë edhe produktin e punës së tij. Nuk mund ta injoronte këtë diskutim. Ai kishte tetë vjet Kryeministër, e katër vjet duke mbajtur timonin i vetëm në dorë, gjë që e kishte kërkuar me ngulm. Madje, timoni, tok me tepsinë, kazanin, byrekun e gjetje të tjera gastronomike, u bënë metaforat e fushatës së tij në vitin 2017.
Por rezultatet e premtuara nuk u panë. Sikur të mos mjaftonte kjo, në katër vitet e fundit, ndodhën edhe dy tragjedi. Mirëpo, këto dy tragjedi i erdhën Ramës si një “dhuratë nga qielli”, i erdhën pikërisht atëherë kur ai nuk kishte se çfarë të shiste për sukses e kur atij, shí për këtë arsye, i ishte fikur entuziazmi (shqiptarët kishin ca kohë që nuk mendonin për gjë tjetër, veçse “për me e la kët ven që s’bohet” e për të ikur në Gjermani). Dhe ishin këto tragjedi që e rimotivuan dhe e rigjallëruan si me magjí. Në javët që pasuan tërmetin shkatërrimtar në Shqipërinë e Mesme, ai u pa të vinte rreth nëpër Shqipëri, me synimin për t’i ndenjur punës mbi kokë.
Ai shihej mes rrënojave të pallateve nga mëngjesi në mbrëmje, ku duke u qarë hallin njerëzve, ku duke hedhur batuta, duke e shndërruar gjithçka në një shfaqje argëtimi e ku duke u ngjallur shpresë atyre që kishin humbur gjithçka. Krahas kësaj, ai u pa të merrte rrugët e botës për të kërkuar ndihmë, të cilën e gjeti.
Fill pas “gëzimit” të parë, i erdhi i dyti, pandemia e COVID-19, të cilën e pa si një rast tjetër për të shkëlqyer. “Unë do të shndërrohem në një lypës për vendin tim”, u dëgjua të thoshte më shumë se një herë, dhe shumë njerëzve, teksa e shihnin të vinte rreth me shallvare e tuta sporti, u ngjante njëmend me një lypës.
E bëri një pjesë të publikut të besonte se “shyqyr që u ndodh ai në krye të punëve” dhe se “ai qenkësh i prerë për të drejtuar vendin në momente të vështira”. Edi Rama, i vetëdijshëm mbi efektin e bëmave të tij gjatë këtyre dy tragjedive (“gëzimeve”), gjeti se çfarë të mbante për sukses të qeverisjes.
Gjatë fushatës mbeti sa në Thumanë a Mamurras për të përuruar shtëpi banimi, aq edhe në Rinas për të pritur vaksinat. Pa këto dy ngjarje, ai do të notonte në të thatë gjatë fushatës. Nuk do kishte se çfarë të thoshte. Do të ishte i zbuluar ndaj sulmeve të opozitës. E me shumë gjasë, do të humbiste.
* Parathënie e librit “Zgjedhje të pazakonshme & Thyerje të dialektikës”, e shtëpisë botuese “UET Press”
MUÇO JE SHUME KM LARG TE VERTETES SE FITORES SE TRETE TE ED RAMES. NGA TRE FITORET ED RAMA KA FITU ME HAK VETEM ATO TE 2013. ZGJEDHJET E 2017 DHE TE 2021 I FITOI DUKE BLERE ME PARE NE DORE VOTAT. TI SKE SI ME E DIT SE JE KANARINE DHOME DHE SDI ÇBEHET JASHTE. UNE KAM FAKTE, JANE ME QINDRA QE KAN MARRE LEKET NE DORE, 50-100 EURO DHE KANE VOTU PER EDI RAMEN DHE KAN FRIKE TE DESHMOJNE SE LIGJI I DENON TE DY PALET. ATO QE THUA TI OER STRATEGUN EDI RAMA SI ME TE MIRIN E POLTIKES JANE BROÇKULLA. EDI ESHTE NJE MASHTRUES PROFESIONIST QE FALE PAREVE PA HESAP QE DISPONON NGA KORRUPSIONI JA DEL TE BLEJE VOTAT QE I DUHEN PER TE SIGURUAR FITOREN. TI SI DI KETO MUÇO
Te gjitha keto sjane me gjasme por te vertetat e nje Edi Rama Atipik si askush tjeter.
Ke harruar me kryesoren ALTERNATIVA tjeter ishte teresisht e zeze .(Berishajt,Metajt Basha,Kunati) a do me per BELULIN.
Or Muç !
Or KAZAN !
Nuk ka faj Rama qe Opozita eshte ne nivel ZERO.
Nje OPOZITE qe deklaroj dy dite para zgjedhjeve qe Kemi STRKTURA TE ARMATOSURA or gazetar Kazan.
Çfare prisje te reagonte njeriu normal jo militant !?
Humbja erdhi nga vete Opozita or Kazan.
shkruajne te gjithe ,shkruan edhe ti o plak . Leri esete me mire edhe qendro te statuset e koncentruara ne facebook ose gjetke, ku mesazhet mund te jene madje edhe interesante ne me te miren e tyre . Ky eshte sport tjeter
I DASHUR MUSTAFA PER KETO QE TREGON,MUNDET QE I SHIKONI NGA KEND VESHTRIMI JUAJ QE E NJIHNI SHUME MIRE SA DHE AI DUKURIT E PARAQITJE SE JASHTEME,PER SA I TAKON POPULLI NUK I SHIKON ME ATE SY QE TI MUNDOHESH SE I NJEHE SE DHE JU NGA PAMJA E JASHTEME DHE NGA SHKRIMET E TUAJA NUK JENI ME LARG NGA AI.A MOS MENDO VALLE QE DUKE DAL ME BREKUSHE POPULLI TE QUAN MODERN,TE JESHE I BINDUR QE JO, TE QUAJNE GJYSEM GJEL DHE ASGJE ME TEPER.ZOTI MUCI ME VJENE KEQ QE NUK SHKRUANI NJE HERE PER REALITETIN PER VEPRIMET DHE AFTESIT E DREJTUESVE TE PARTIVE POR MERRENI ME PROBLEME PA VLERE DHE I VINI RROTUL QULLIT TE NXEHTE PA TREGUAR SE CFARE VLERASH KA.EDI RAMA NUK ESHTE SE PO BENE NDONJE MREKULLI ESHTE PAK ME VIZION NE DREJTIM TE CAKTUAR POR NE PERGJITHESI KA MUNGESA SHUME TE MEDHAJA.SHQIPRIA NEN DREJTIMIN E TIJE ESHTE BERE ME E VARFER DHE MBETET VENDI ME I ARFER NE EUROPE E ME TEJ.FATI I TIJE ESHTE SE POPULLI SHQIPTAR ESHTE TMERRUAR NGA DREJTIMI I TE DJATHTES ME PISLLEQET E DREJTESIS E KONOMIS E SIGURIS KOMBETARE.SHOHIN TEK E DJATHTA TRMERRIN QE KANE KALUAR VJEDHJET E GJITHE AATIJ MUNDI 45 VJECARE TE GJITHE INDUSTRI DHE BUJQESIS E BLEKTORIS.SHOHIN TMERRET E VAJZAVE TE DERGURA JASHTE PER PROSTUTICJON E SHUME E SHUME TMERRE TE KUNDERVENIES POPULLIT PER INTERESA E KRERVE TE DJATHTE.JANE PO KETA NJEREZ QE DREJTOJNE TE DJATHTEN DHE SA PO TE JENE KETA MYTEBERR NE DREJTIM TE TE DJATHTES POPULLI NGA HALLI DO PERPLASET TEK E MAJTA,SE NUK TE VRASIN SI TE DJATHTET. ME LUL BASHEN AS DHE NJE HER E DJATHTA SDO BEJE PROKOPI, SE KUDO QE PUNOI LA NAME VETEM PER TE KEQDHE KRYESORJA ZOTI MUCI VETEM 130 FJALE DI GJITHESEJ NGA SHQIPJA DHE ME KET VARFERI AI JO VETEM STE JEP AS NJE FLLAD TE NGROHTI POR VETEM SHIKOHET ME QESENDI/PIKRISHT KJO ESHTE FATKEQESSI E SHQIPRIS QE VAZHDO TE ZBARKOHEN MILIARDA METER KUB DHE DHE JU ANALISTE FLENI GJUME SE PERTONI ME KEQ SE LULI.SEPSE E FITONI LEKUN DHE JU BADIHAVA PA NDONJE LODJE ETJ ETJ. DUKE QENE NE KETE VARFERI NUK DO TA LENIT EDI RAMEN TE BEJE AEROPORTE KUR BUXHETI I HARXHUAR PER TO NUK FITOHET AS PER 50 VVJET.PALE TE MENDOSH AEROPORT NE VLORE,O ZOT CFARE HARXHIMESH KOTI.NUK DEGJOJME QE NE GJITHE ATE AMERIKE DHE ME TURIZEM GRANDIOZ 3 APO 4 AEROPORTE PRESIN TURIST,SHQIPRIA KA RINASIN QE ME PAKE VIZION DO I SHERBENTE MESE MIRI TURIZMIT ,SHPRESOJME QE E DJATHTA DO TE FITOJ KUR EDI RAMA TE BEJE AEROPORT NE KONISPOL EDHE NE VERMOSH. BARDI
Ke te drejte ne disa pika dhe arsyetime, por tek aeroporti Vlores je pak komplet jashte loje. Se pari ai nuk do ndertohet me buxhetin e shtetit (taksat tona), por eshte dhene me koncesion, pra do e ndertoje privati qe edhe do ta shfrytezoje per nje periudhe kohore (20-30 vjet ndoshta se nuk e di) dhe ne fund i ngelet shtetit nese do ta operoje vet apo ta jap prape me koncesion. Ne gjithe boten operohet me koncesion, edhe Rinasi me koncesion eshte. Se dyti nuk do jete vetem aeroport turistash e udhetaresh, por do te jete edhe pike nderkombetare per riparim-servis avionesh, c’’ka do te thote se ne te nuk do punesohen vetem pritesa, percjellesa e kamariere (si ne Kukes psh), por do te kete punesim edhe per fusha profesionale inxhinierike, mekanike, xhenerike e axhustatore etj, c’ka do sjelle edhe nevojen e zhvillimit ne te ardhmen e afert te shkollimit profesional aq te nevojshem sot ne Shqiperi per tregun e punes brenda dhe jashte vendit. Se fundmi or mik, mos mendo vetem per “buken e gojes” se ne kapitalizem per te mendon individi dhe investimi privat, qeveria qendrore nuk mendon e planifikon politika per “buken e gojes” se individit, por planifikon e ndermerr politika te tilla qe te mundesoje zhvillimin e kapitalit dhe investimeve e rrjedhimisht rritet edhe punesimi e mireqenia, por ne shqipot i duam te gjitha nga shteti dhe qeveria, edhe punen e duam ne shtet se eshte rroge e sigurt e pa mund se jemi dembela, nderkohe ne zyrat rajonale te punesimit ka me qindra kerkesa per punesim nga biznese private, por nuk afrohet asnje i ri se presin mase hapet ndonje vend pune ne shtet dhe shtyjne kohen kafeneve. Prandaj ekonomia jone eshte e varfer, se i tille eshte mendimi dhe diapazoni kulturor i yni. Deshem kapitalizem, e pra leviz bythet dhe krahey e mos prit te bjere ndonje therrime nga qeveria, kushdo qofte ne krye te saj.
Sinqerisht shumica e gazetareve ne Shqiperi jane KAZAN.
Si mundet te thuadh qe dy fatkeqesi …njera Kombetare dhe tjetra Boterore i dhane mandatin e trete Edi Rames ?!
Ishte Opozita qe u mundua me keto dy fatkeqesi te merrte pusht – etin shoku Muçoooo.
Mbase ju kane shterur burime financiare dhe…
..truri nuk punon mire.
Pushteti zevendesohet vetem atehere, kur sfidanti eshte me i mire dhe i besushem !
Rama hynte ne zgjedhje me 20 deputet ne xhep.
Gjithe administrata e krimi hodhen mbi 100 milion euro.
Pastaj pensionistet votojn Ramen prandaj edhe ata shperblehen me ilacet e skaduara qe ju shet Rama&Beqja per te vdekur sa me shpejt.
Fatkeqesisht ai popull eshte qe shet voten per 50 mije lek.
Ramen nga pushteti e rrezon vetem falimentimi i Shqiperis ne gjyqet nderkombetare .
Jane 800 milion euro gjyqe ne arbitrazh te cilat Rama do ti humbas si me gjyqin e Beketit.
Ne kete shkrim autori ka nje gabim “te vogel”: ngaterron shkakun me pasojenngaterruar keq shkakun me pasojen.
Pastaj te tjerat “mire” i ka.
Sa herë do ta lexojmë këtë shkrim të Nanos?!. Po bëhen disa analistë, invistigatorë, si K. L, A. H dhe A. H etj si klasikët e marksizëm-lenizmit, të cilët në kohën e merhumit , duheshin lexuar e konspektuar!
Por ka harruar edhe mje gje tjeter Muçoja,sepse “gjasme”duket si kur ka shpik ujet e ngroft.Ne boten perendimore eshte e njejta gje,ku me shume e ku me pak eshte e njejta gje,ka rendesi se si e thua e jo c’fare thua,pastaj,mire e thekson ne komentin tend,duhet nje alternative me e mire se Rama,e kush eshte?? deri tani zi sterre. Kjo lloj kritike eshte e pranushme,kjo nuk dote thot qe Mustafa Nano nuk vlereson fare Ramen ne qeverrisjen e tij,te pakten kete bindje me jep mua.,ne fund te fundit,asnje nuk eshte perfekt,varet si anon ballanca ne fund,nga anet negative apo ato pozitive. Mustafaj e di mire si eshte realiteti,sikurse e di mire qe ne ç’do vend te botes,shume here me te pasur se ne,nje termet,duke pasuar menjeher me nje pandemi globale,do e kish vene ne veshtiresi kedo,dhe mesa shofim,nuk doli keq menyre se si e vuri nen kontroll situaten qeverrija e drejtuar nga Rama,por Muçoja eshte gazetar,dhe me sa duket me kete zanat rron,ti futesh Lulit,eshte e lehte dhe jo produktive.
Çudi sa driteshkurter qe je o Muço. Nuk i shikon dot, se jane larg fushepamjes tende, reformat madhore te Rames ne arsim, shendetesi, energji, pensionet/ sigurimet shendetesore, kompensim te ish persekutuarve politike, legalizimet me qindra mijra te banesave te te ardhurve, reformat ne bujqesi me subvensionet per fermeret, venien ne jete te qindra agroprojektesh, rivenien ne pune te kanalizimeve me qindra kilometra, riperteritjen e rrjeteve urbane te ujesjellesave, reformen administrativo territoriale, mbeshtetjen e bizneseve private nepermjet lehtesimit te procedurave dhe detyrimeve fiskake, dixhitalizimin e sherbimeve publike (Shqiperia ne vendin e pare ne rajon), rivitalizimin e te gjitha qendrave te qyteteve, rivleresimin e te mirave monumentale dhe tradicionale (ngritje muzesh, restaurim kishash dhe xhamish), ndertim rrjetesh rrugore kombetare, periurbane dhe urbane, shtim shumefish te turizmit ne ndihme te drejtperdrejt te rritjes se te ardhurave te popullates, rritjen dhe permiresimit te imazhit te Shqiperise neper bote, mbrojtjen e çeshtjes se Kosoves ne çdo tribune nderkombetare, pa permendur ketu vlerat qe mori per menyren si po realizon rindertimet dhe dhenien pa kurrfare pagese te qindra mijra banesave te reja per te demtuarit nga termeti, apo vaksinimin masiv te popullates, si askush ne rajon dhe shume me tej. Keto dhe te tjera vepra sollen besimin e njerezve te KM yne, pavaresisht perpjekjeve anti-Rame dhe antikombetare te dashakeqesve e vrasesve te shqiptareve.
O zoti Mustafa Nano, here tjeter artikujt me deduksione ne gazete lerja ti shkruaj komentuesi “Taulant”, se ai eshte i prere per ti gjetur Edi Rames “gabime” qe enderron çdo militant i famekeqes, i terroristes Parti “Demokratike”
Po mire more Muç , sipas teje po mos te ishte termeti dhe pandemia ai do te kishte humbur ? Jo Muç nuk do te kishte humbur por prap do te ishte fitimtar . Dhe a e din pse ! Sepse populli eshte djeg boll me ata hajdute shkatrrues kriminela dhe krejtesisht te paafte . Po kush do drejtoje sipas teje ? Le te marrim ma te mirin e tyre ate qe kan ne krye pra Lulin . A eshte provu ne shume detyra dhe nuk ka bere asnje vetem ka vjedh , ka shit detin , ka vrare ne bulevard etj etj , dhe sipas teje me qe nuk mund te beje detyren e togerit ta gradojme gjeneral e ta bejme komondant madhor , hajde Muç hajde , po ju popullin a e dini injorant a ai te duron shume por pastaj te braktis perfundimisht . Cilet ke te afte te tjere , Flamur Noka a , Edi Paloka a , Bardhi a , Babalja a , Mark Marku ,Gjekmarku , etj , qe i pari mund te beje çoban dhishe , i dyti çoban derrash , i treti çoban gomaricash , i katerti çoban gomeresh , ndersa ata dy te fundit si profesora qe jane te merren me studime per permiresimin e rraces se gomereve .
Po mire more Muç,
Po turp ste vjen? . Vete thua qe eshte kryeminister dhe politikan FASADE, qe ska bere gje dhe qe e shpetuan dy fatkeqesite qe i rane vendit dhe megjithate e ke mbeshtet dhe e mbeshtet si askush tjeter.
Po me shum se politikanet po ja beni gjemen kti vendi ju ANALISTET bythlepires.
Vertete LEGEN.
BRAVO! z.Fredi.Te gjitha ato qe citon Fredi duke shtuar dhe renditur ne krye te tyre, Reformen ne Drejtesi,dhe besimin se kapitullin e math te luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar do ta kishte si prioritet vetem mbi nje drejtesi te reformuar dhe te pa ndikuar politikisht.
Ato qe thote zoti Nano, per cilesite dhe dukurite e Kryeministrit Rama,ato qendrojne por jane vetem cilesite e jashtme te Tij
Ato qe nuk thote zoti Nano,por edhe zoti Fredi me larte,mbasi numuron gjithe ato arritje,eshte arsyetimi i thelle racional: se si ka mundesi qe ti beje gjithe keto Edi Rama?.Pergjigja eshte e pa dyshimte.Kryeministri Edi Rama eshte nje personalitet i MADH i Shqiperise moderne.Pikerisht kjo eshte fryma mbizoteruese te Shqiptaret, dhe ky eshte shkaku i trumfit te Tij elektoral.